Bundestagu gjerman ka miratuar një ligj, i cili lejon dyshtetësinë, një e drejtë, nga e cila nuk do të përfitojnë të gjithë. Fëmijët e personave me origjinë të huaj në Gjermani do ta kenë në të ardhmen më lehtë të mbajnë pasaportën e vendit të prejardhjes së prindërve e të marrin edhe atë gjermane. Por kritikët e ligjit argumentojnë se rregullat duhej të parashikonin përfshirje edhe më të gjerë, të më shumë kategorive aplikuesish.
Deri tani fëmijët e lindur në Gjermani nga prindër me origjinë të huaj duhej vendosnin në moshën 18-23 vjeç për njërën nga nënshtetësitë: atë të vendit të origjinës së prindërve të tyre, ose atë gjermane. Sot e tutje ata do të kenë të drejtën t’i mbajnë të dyja pasaportat, në qoftë se kanë jetuar në Gjermani të paktën tetë vjet, apo gjashtë vjet nëse kanë shkuar në ndonjë shkollë gjermane.
/Shqiptarja.com