Gjermania përfshin Shqipërinë ne vendet me rrezikshmëri nga COVID, Ministria e Jashtme njofton qytetarët për rregullat e reja

Gjermania përfshin Shqipërinë ne vendet me rrezikshmëri nga COVID, Ministria e Jashtme njofton qytetarët për rregullat e reja

Gjermania ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë për sa i përket COVID. Duke filluar nga data 16 janar 2022, shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë do të duhet që para udhëtimit të regjistrohen në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de.

Sipas Ministrisë së Jashtme gjatë regjistrimit duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar. Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t'ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani.

Pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës.

‘Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton se duke filluar nga data 16 janar 2022, shqiptarët që udhëtojnë drejt Gjermanisë do të duhet që para udhëtimit të regjistrohen në faqen e internetit www.einreiseanmeldung.de

Gjatë regjistrimit, duhet të ngarkoni një dëshmi shërimi nga Covid19 ose që jeni plotësisht të vaksinuar. Nëse nuk mund të paraqisni asnjërën nga këto dy dëshmi, do t'ju duhet një test i Covid19 për të hyrë në Gjermani.

Pas mbërritjes do ju duhet të karantinoheni për dhjetë ditë. Pas pesë ditësh, ju mund të testoheni përsëri dhe nëse rezultati i testit është negativ, mund t’i jepni fund karantinës. Informacione të mëtejshme gjenden në faqen tonë të internetit (Faqja)’- njofton Ministria e Jashtme.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    19 Dhjetor, 08:16

    5 vite nga krijimi i SPAK, jeni të kënaqur me punën e bërë?



×

Lajmi i fundit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit

'Vërtet i tmerruar nga sulmi terrorist në Magdeburg', reagon Rama: Mbetemi të bashkuar kundër terrorizmit