Gjermania përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën

Gjermania përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën

I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin tha se Berlini përkrah liberalizimin e vizave për Kosovën.

Sarrazi tha se Kosova duhet të tregojë fleksibilitet në çështjen e targave dhe të shmangë veprimet që çojnë drejt përshkallëzimit të situatës.

Ai theksoi se Gjermania po punon me partnerët europianë për të përmbyllur këtë proçes.

Qëllimi im tani është që ne të bëjmë pjesën tonë. Kjo është më e mira. Të tregojmë përfitime konkrete që qytetarët të udhëtojnë lirshëm në rajon dhe njerëzit ta dinë se diçka po zhvillohet pozitivisht. Liberalizimi i vizave në Kosovë është vendimtar. Vetëm nëse e përmbushim këtë ne mund të kemi një efekt shumë pozitiv në rajon, sepse qytetarët e Kosovës, me të drejtë kanë pritur që më në fund t`i shohin këto procese të sjellin përfitime konkrete në jetën e tyre të përditshme”, tha ai.

Ai gjithashtu konfirmoi ekzistimin e propozimit gjermano-francez për marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe e cilësoi atë si një dokument të rëndësishëm dhe të dobishëm

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari

Durrës/ Lëvizte me kanabis në makinë gati për shitje, në pranga 22 vjeçari