Gjermania pritet të dërgojë edhe 200 ushtarë në Kosovë

Gjermania pritet të dërgojë edhe 200 ushtarë në Kosovë

Bundeswehr-it Ralf Hammerstein

Situata e sigurisë në Kosovë po përkeqësohet dukshëm, dhe NATO do të rrisë praninë e saj në pranverë, duke përfshirë edhe ndihmën e Bundeswehr-it. Si rrjedhojë e kësaj Gjermania pritet të dërgojë edhe 200 ushtarë të tjerë në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur gjeneral brigade Bundeswehr-it Ralf Hammerstein.

Hammerstein për gazetën gjermane Die Welt ka thënë se normalizimi i raporteve midis Beogradit dhe Prishtinës nuk po përparon ashtu si të gjithë shpresonim.

“Bundeswehr aktualisht ka rreth 80 ushtarë në vend, të cilët së shpejti do të rriten me rreth 200, duke përfshirë stafin mbështetës. Pra, kjo është rreth 280”, tha Hammerstein.

Hammerstein ka theksuar se vetëm një zgjidhje politike ekziston për konfliktin midis Beogradit dhe Prishtinës.

“NATO duhet të sigurojë një mjedis të sigurt sipas Rezolutës së OKB-së dhe të ndihmojë në zhvillimin e një republike të qëndrueshme, demokratike, multi-etnike të Kosovës”, tha Hammerstein.

S.S/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD nuk do të njohë asnjë tender deri në 15 maj! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë

Tenderi për Porto Romanon/ Berisha: Qeveria e PD nuk do të njohë asnjë tender deri në 15 maj! Zotohem që ai projekt s'do të ndodhë kurrë