Gjermania projektligj për përdorimin e kanabisit! Gjermanëve do t’u lejohet 25 gr kanabis dhe kultivimi i 3 bimëve! Opozita: Shtohen përdoruesit! Qeveria: Luftojmë tregun e zi

Një projekt-ligj i diskutueshëm për legalizimin e përdorimit rekreativ të drogës kanabis u zbulua këtë të mërkurë nga Ministri i Shëndetësisë Karl Lauterbach pasi u diskutua në kabinetin gjerman.

Projektligji parashikon që çdo qytetar mbi 18 vjeç të ketë të drejtë ligjore të posedojë deri në 25 gramë kanabis si dhe të kultivojnë deri në tre bimë për përdorim personal. Droga, sipas projektligjit, mund të vihet në dispozicion përmes të ashtuquajturave klube kanabisi.

Megjithatë, sipas draftit, asnjë produkt kanabisi nuk do të lejohet të përdoret në vetë klubet ose brenda një rrezeje prej 250 metrash.

Pasi u njohën me materialin, disa ligjvënës shprehën rezervat e tyre, siç është edhe ministri i brendshëm i Hamburgut, Andy Grote, i cili i përket partisë social-demokrate të kancelarit Olaf Scholz.

"Nëse ka diçka që nuk na nevojitet, atëherë është ky ligj. Përvojat e vendeve të tjera tregojnë se legalizimi shkakton një rritje të madhe të konsumit”, tha Grote

Kundër ligjit të propozuar kanë dalë gjithashtu ligjvënës konservatorë nga disa shtete. Ministri i Brendshëm i shtetit lindor të Saksonisë, Armin Schuster, tha se ky ligj do të sjellë me vete një humbje të plotë të kontrollit mbi drogën, teksa akuzoi qeverinë për dëmtim të mundshëm të shëndetit psikologjik të fëmijëve dhe të rinjve në veçanti. Projektligji do të debatohet nga dhoma e ulët e parlamentit, Bundestag, pas pushimeve të verës dhe ka të ngjarë të pësojë një sërë ndryshimesh në proces.

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Kombëtarja 'blindon' portën, lojtari i Olympiacos afrohet te kuqezinjtë

Kombëtarja 'blindon' portën, lojtari i Olympiacos afrohet te kuqezinjtë