Gjermania rekord viktimash nga COVID, Merkel: Situatë dramatike, numri i viktimave i frikshëm! Vaksinimi e vetmja zgjidhje

Gjermania rekord viktimash nga COVID, Merkel: Situatë dramatike, numri i viktimave i frikshëm! Vaksinimi e vetmja zgjidhje

“Situata në Gjermani me pandeminë dhe dramatike”, kështu u shpreh kancelarja Angela Merkel, në një kohë kur vendi ka shënuar 294 viktima dhe mbi 52 mijë viktima në një ditë. Këto shifra që janë gjithmonë e në rritje, për Merkel janë “një numër i frikshëm” dhe se e vetmja zgjidhje “është vaksinimi”.

Vendi po goditen nga vala e 4 , ndërsa  numri i pacientëve në terapitë intensive rritet me shpejtësi.  Duke folur në një takim të kryebashkiakëve, Merkel tha se është "plotësisht indiferente nëse vendi ka një qeveri në detyrë apo një qeveri me kapacitete të plotë, pasi reagimi për këtë situatë duhet të jetë i fortë dhe se e vetmja rrugëdalje nga pandemia është vaksinimi”.

Gjermania nuk mund ta zgjaste gjendjen e jashtëzakonshme më 25 nëntor, por për Merkelin “nuk mund të ketë dyshim se vendi është në mes të një emergjence”.

Përballë kësaj situate, gjithnjë e më shumë rajone të Gjermanisë kanë vendosur të mos lejojnë të pavaksinuarit në restorante, bare, klube dhe ngjarjet kulturore. Gjermania prej 15 nëntorit ka vendosur rregullin 2G, një dokument që shërben si një leje e gjelbër apo greenpass për personat e vaksinuar apo për ata që e kanë kaluar COVID.

Me rregullin “2G”, vetëm personat që janë të vaksinuar ose të kuruar nga Covid mund të hyjnë në zona apo vende të caktuara, si kinema, teatro, institucione kulturore, restorante, palestra. Për të vërtetuar një nga dy kërkesat, duhet të paraqitet një certifikatë vaksinimi ose një certifikatë rikuperimi (e vlefshme për 180 ditë).

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë

​Rusia i pezullon gazin, reagon Moldavia: Putin po e përdor energjinë si armë