Gjermania riatdheson 1013 shtetas shqiptarë

Ambasada gjermane në Tiranë bëri të ditur se nga fundi i muajit janar deri dje u riatdhesuan në Shqipëri rreth 1013 shtetas shqiptarë.

Përmes një njoftimi për shtyp ambasada gjermane sqaron se në datën 20 janar u riatdhesuan 28 persona, në datën 22 janar 294 persona, në datën 27 janar 66 persona, në datën 28 janar 17 persona dhe në datën 29 janar 390 persona. Ndërsa sipas njoftimit të ambasadës, në datën 2 shkurt u riatdhesuan 88 persona dhe në datën 3 shkurt u riatdhesuan 130 persona.

Riatdhesimi i shtetasve shqiptarë e ka zanafillën që prej vitit të shkuar, kur ambasada gjermane dha alarmin se shumë shqiptarë ishin duke kërkuar azil pikërisht në këtë vend të Bashkimit Europian. ATSH

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Eridana Çano emërohet drejtoreshë e re e SASPAC