Gjermania s'gjen qetësi, të shtëna
në diskotekë, 2 vdekur 4 të plagosu

Gjermania s'gjen qetësi, të shtëna<br />në diskotekë, 2 vdekur 4 të plagosu
2 të vdekur dhe 4 të plagosur është bilanci i të shtënave me armë zjarri që janë regjistruar në një klub nate në Konstanz të Gjermanisë.

Një 34-vjeçar me origjinë kurdo-irakian por që prej vitesh jetonte në Gjermani ka hapur zjarr dyshohet me një armë automatike në klubin e natës Grej duke vrarë një person dhe plagosur 4 të tjerë.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 04:30 ndërsa edhe vet atentatori është ekzekutuar nga ana e policisë. Kjo e fundit ka përjashtuar pistën e një sulmi terrorist pasi këtë ngjarje e ka shkaktuar një zënkë mes 34-vjeçarit dhe personelit të diskotekës.

Mediat gjermane bëjnë me dije se autori i sulmit ishte dhëndri i pronarit të lokalit dhe ishte larguar pas një sherri me personelin e lokalit. Ai shkoi në shtëpi morri armën e zjarrit dhe kur u kthye në lokal vrau një roje sigurie dhe më pas hapi zjarr brenda në diskotekë.

Më pas autori tentoi të largohej por u pikas nga policia dhe pas shkëmbimit të zjarrit me forcat e rendit mbeti i plagosur duke humbur jetën në spital. Sipas mediave gjermane 34-vjeçari me origjinë irakiane kishte më shumë se 15 vite që jetonte në zonën e Konstanz në jug të Gjermansië dhe ishte i njohur për policinë për krime që kanë lidhje me drogën.

Diskoteka në të cilën ndodhi ngjarja ishte hapur në prill por ishte shumë e frekuentuar.

Pjesa më e madhe e klientëve shpëtuan duke u larguar menjëherë nga lokali dhe duke u fshehur.


[gallery]23291[/gallery]

Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi