Gjermania: Serbia të nënshkruajë
traktat fqinjësie me Kosovën

Gjermania: Serbia të nënshkruajë<br />traktat fqinjësie me Kosovën
Një delegacion i deputetëve gjermanë i udhëhequr nga Andreas Shokenhof ka arritur për një vizitë zyrtare në Serbi. Në takimet me zyrtarët më të lartë serbë ata kanë porositur Beogradin se Gjermania qëndron fuqishëm dhe e pa lëkundur prapa shtatë kërkesave të shtruara më herët për Qeverinë e Serbisë për sa i përket Kosovës, nga Kabineti i Kancelares Merkel.

Aleksander Seniç nga Partia e Re Demokratike e Boris Tadicit ka deklaruar se kanë marrë porosinë nga delegacioni i deputetëve gjermanë i udhëhequr nga Andereas Schokenhof se Gjermania kërkon implementimin e plotë të marrëveshjes së Brukselit.

Ai ka deklaruar se në bisedën mes parlamentarëve serbë dhe gjermanë, këta të fundit kishin kërkuar që Serbia të nënshkruajë edhe një marrëveshje përkatësisht të një traktati për marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me Kosovën.

Deputetët gjermanë kanë përcjellë në Beograd edhe porosinë e ministrit të jashtëm gjerman Shtajnmajer se Gjermania nuk do të zvogëlojë në as një rast numrin e shtatë kushteve të vendosura për Serbinë për sa i takon Kosovës.

Marrë nga "RTK"

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj, të ardhruat për frymë të shqiptarëve arrijnë 1.1 mln lekë! Borxhi për frymë i shqiptarëve pas cens shkon 610 mijë lekë

Shqiptarët më të pasur, por dhe më borxhlinj, të ardhruat për frymë të shqiptarëve arrijnë 1.1 mln lekë! Borxhi për frymë i shqiptarëve pas cens shkon 610 mijë lekë