Gjermania-Serbisë: Kosova në OKB
ose iu bllokojmë anëtarësimin në BE 

Gjermania-Serbisë: Kosova në OKB<br />ose iu bllokojmë anëtarësimin në BE 
Gjermania paralajmëron zyrtarisht se do të bllokojë anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian. Berlini ka kushtëzuar integrimin e Serbisë me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Një deputet gjerman nga koalicioni qeverisës CDU/CSU, ka thënë për gazetën serbe “Danas” se autoriteteve serbe ky qëndrim u është komunikuar dy vite më parë, kur ishte diskutuar për marrëveshjen e Brukselit në mes të Serbisë dhe Kosovës.

“Udhëheqjes së shtetit serb, para dy vitesh u ishte thënë se anëtarësimi i Kosovës në OKB do të jetë një nga kushtet që Serbia të pranohet në BE. Atëherë na thanë se nuk do ta ratifikojmë anëtarësimin e Serbisë në BE, nëse Serbia nuk e pranon që Kosova të bëhet anëtare me të drejta të plota e OKB-së. Megjithatë, kjo mbetet një çështje e hapur në partinë time, sepse ka mendime të ndryshme të deputetëve të Bundestagut”.

Ai ka shtuar se është “koha për të filluar procesin e njohjes së anëtarësimit të Kosovës në OKB” për të “bindur njerëzit në Partinë Progresive Serbe të bien dakord për këtë kërkesë”, si dhe për të “përgatitur publikun në Serbi për këtë vendim”.

Na duhet të bisedojmë me kryeministrin Vuçiç dhe palët të tjera në Serbi, më shumë rreth asaj se çka do të thotë normalizim të marrëdhënieve me Kosovën. Kur kemi pyetur zyrtarët serbë nuk kanë pasur përgjigje. Për ne, normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës do të thotë që Kosova të jetë anëtare e OKB-së”, thotë zyrtari gjerman.

Sipas tij, edhe Vuk Jeremiç, ish-këshilltar i ish-Presidentit të Serbisë, Boris Tadiç, kur ishte pyetur nga kancelarja Merkel se çfarë është e përbashkët për Kosovën dhe Serbinë, ai kishte thënë “e ardhmja e përbashkët evropiane në BE”.

Po sipas mediave serbe, në Bundestag mbizotëron qëndrimi se politika e jashtme gjermane duhet të bëjnë më shumë në rastin e Kosovës, për shkak se ata shpresojnë të përparojë në zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për pakicat dhe luftën kundër korrupsionit. Por “në qoftë se ka një problem rreth Gjykatës Speciale për krime lufte, BE-ja dhe Gjermania do të përpiqen për të ndihmuar”, citohet të ketë thënë zyrtari gjerman.

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    SPAK merr të pandehur Berishën për korrupsion pasiv, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Arsenali merr lajme të këqija nga Liga e Kombeve, Odegaard pëson lëndim të rëndë dhe largohet nga fusha duke qarë

Arsenali merr lajme të këqija nga Liga e Kombeve, Odegaard pëson lëndim të rëndë dhe largohet nga fusha duke qarë