BRUKSEL- Për të marrë statusin e vendit kandidat, për integrimin në Bashkimin Europian, Shqipëria duhet të paraqesë plotësimin e kërkesave të Brukselit.
Mbi të gjitha duhet të paraqesë të dhëna të besueshme përsa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Mesazhi për Tiranën vjen nga Christopher Retzlaff, përgjegjës i Zgjerimit në ministrinë e Jashtme gjermane, i cili ka folur gjatë konferencës së European Policy Centre në Bruksel.
“Kemi parë shumë progrese, gjatë këtyre dy muajve me qeverinë e re. Shfrytëzoni kohën për plotësimin e kërkesave nga Brukseli. Shqipëria të plotësojë kërkesat e Brukselit për statusin dhe t’i paraqesë ato. Për marrjen e statusit kandidat në muajin dhjetor, them se faktori kyç, (dhe kjo eshte nje keshille nga ana ime) është plotësimi i kritereve të kërkuara nga Komisioni Europian”, tha Retzlaff.
"Sugjerimi i Berlinit për Tiranën, është që të shfrytëzojë në maksimu këto javë që i kanë mbetur, për të prezantuar të dhëna sa më të besueshme dhe më pas ne do të marrim një vendim në mes të dhjetorit, përfundoi Retzlaff.
Redaksia Online
(e.b/e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com