Gjermania, Shtetet e Bashkuara të
Amerikës dhe miqësia mes tyre

Gjermania, Shtetet e Bashkuara të<br />Amerikës dhe miqësia mes tyre
Marrëdhëniet transatlantike ishin dikur më të mira se sot. Sekretari i Mbrojtjes I SHBA-së, Mattis dhe homologia gjermane von der Leyen, theksuan përsëri në mënyrë demonstrative miqësinë mes Gjermanisë Europes dhe SHBA.

Samiti i fundit i G7 që u mbajt në fund të majit në Sicili tregoi qartë që midis SHBA dhe vendeve të tjera të mëdha perendimore ka pak gjera të përbashkëta.

Por tani pak ditë para samitit të G20 në Hamburg, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, James Mattis dhe homologia e tij gjermane Ursula von der Leyen kanë demostruar partneritetin e ngushtë të Europës dhe Gjermanisë me SHBA-në.

Dialog strategjik mes SHBA-së dhe Gjermanisë.

Aleanca transatlantike mbetet e fortë, tha Mattis pas takimit me von der Leyen, duke shtuar se NATO-ja është po aq e rëndësishme sot, sa në kohën kur ajo u themelua.

Von der Leyen foli për një lidhje të thellë mes Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe njoftoi për synimet për ta intensifikuar bashkëpunimin midis dy vendeve. Për këtë arsye ata tani kanë filluar një dialog strategjik me Mattis, duke shkuar përtej çështjeve ditore.

Arsyeja e takimit mes dy liderëve ishte një ceremoni për të shënuar 70 vjetorin e Planit Marshall. Ky plan u konceptua asokohe për rindërtimin ekonomik të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore që u skicua në qershor të vitit 1947, me një fjalim në Universitetin e Harvardit nga Sekretari i atëhershëm i Departamentit t Shtetit, Georg C. Marshall. Takimi u mbajt në qendrër për  Studimet e Sigurisë, në Garmisch – Partenkirchen, që mban emrin George C. Marshall.

NATO: Më shumë para për mbrojtjen transatlantike

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Bruksel njoftoi se pret që shtete evropiane të NATO-s dhe Kanadaja do të rrisin ndjeshëm shpenzimet për mbrojtjen këtë vit. Aleanca pret një rritje të investimeve prej 4.3 për qind. Presidenti Donald Trump kërkoi nga aleatët evropianë që të bëjnë një rritje të konsiderueshme të investimeve në sektorin e mbrojtjes.

Aleanca ka rënë dakord në samitin e Uellsit në vitin 2014, që të rriten shpenzimet në sektorin e mbrojtjes brenda një dekade me “rreth dy për qind”,  varësisht nga zhvillimi ekonomik. Ndërsa aleatët evropian mbështesin një rritje të vazhdueshme, Trump insiston që objektivi me dy për qind në vitin 2024 duhet të arrihet nga të gjithë anëtarët.

Më 2016 sipas të dhënave nga NATO, këtë objektiv përveçse SHBA-së (3,61%) vetëm katër aleatë të tjerë arritën ta mbajnë: Greqia (2.36%), Estonia (2.18%), Britania e Madhe (2.17%) dhe Polonia (2.01%).

Sipas NATO-s këtë vit mbi këtë prag do arrijë Rumania dhe në vitin 2018 Letonia dhe Litaunia.




Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren

Paris 2024/ Priten kabllot e fibrave optike! Arrestohet një ekstremist i majtë pasi tentoi një tjetër sabotim në tren