Gjermania tronditet nga një tjetër sulm me eksploziv, të paktën një i plagosur në Këln! Shpërthimi i dytë në tre ditë, policia në ndjekje të autorit
Nga shpërthimi i ndodhur në klubin e natës 'Vanity' në Këln, të hënën
Këln- Gjermania përsëri nën një sulm të ri të dyshuar me lëndë plasëse.
Një shpërthim tronditi qendrën e qytetit gjerman të Këlnit herët në mëngjesin e sotëm (18 Shtator), pasi shkaktoi të paktën një të plagosur.
Ngjarja ndodhi pak ditë pasi pati një tjetër sulm me shpërthim në një klub nate, ditën e hënë (16 Shtator).
Sipas policisë gjermane, e cituar nga “Bild”, rreth orës 05:00 të mëngjesit ka ndodhur një shpërthim në një dyqan veshjesh në Ehrenstrasse, disa qindra metra larg klubit Vanity të goditur të hënën, raporton "La Repubblica".
Një kalimtar 40-vjeçar ka mbetur i plagosur lehtë dhe është intervistuar në cilësinë e dëshmitarit. Sipas DPA, policia është ende në kërkim të të dyshuarit, pasi besohet për një akt të qëllimshëm dhe ka dyshime gjithashtu se mund të jetë edhe sulm terrorist.
Nëse ka një lidhje mes dy rasteve, tashmë është pjesë e hetimit, duke ndjekur edhe lidhjet mes ngjarjeve të mëparshme.
Gjermania është goditur nga disa sulme radhazi në qytete të ndryshme, në atë që cilësohet si “Xhihadi i ri”, pasi aktivizohen edhe fëmijë të mitur dhe që quhen “ujqër të vetmuar”, pasi përdorin edhe mjete jo të fuqishme shkatërruese si eksplozivët për të goditur, siç janë thikat.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
75.2%
-
Të gabuar
19.7%
-
Nuk e di
5.1%
Vota total: 2607
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
SHBA 'e shqetësuar' nga sulmi i Hezbollahut në Tel Aviv
25 Shtator, 15:02
-
Arrestohet Jens Lehman, legjenda e Arsenalit
25 Shtator, 14:41
-
Scholz: Gjermania nuk do t’i japë leje Ukrainës për armët me rreze të gjatë veprimi
24 Shtator, 15:38
-
Gjermani/ Sondazhet paraprake: Social-Demokratët me epërsi të lehtë ndaj së djathtës ekstreme në zgjedhjet e shtetit të Brandenburgut
22 Shtator, 20:15
-
Zgjedhje në Gjermani, partia e Scholzit kërkon të ndalë ekstremistët e djathtë në Bradenburg
22 Shtator, 11:35
-
Numri i refugjatëve në Gjermani arrin 3.5 milionë vetë
20 Shtator, 16:14
-
Shkodër/ Shpërthim me tritol në Postribë, lënda plasëse u vendos në derën e banesës! Prej vitesh e braktisur
20 Shtator, 07:06
-
Gjermani/ Shpërthim në qendër të Këln-it, 1 i plagosur
16 Shtator, 09:56
-
Mbingarkimi i sistemit të azilit, Gjermania shton kontrollet në kufi
16 Shtator, 09:03
-
VIDEO/ Shpërthim i fuqishëm në Turqi! 28 të plagosur, 6 prej tyre në gjendje të rëndë
15 Shtator, 19:44
-
Tragjedi në garat e shpejtësisë me motora, vdes piloti 32-vjeçar italian
15 Shtator, 18:12
-
Arrestohet një islamist i dyshuar për një sulm në Bavari
13 Shtator, 19:01