Gjermania vendos masa të reja për kursimin e energjisë

Gjermania vendos masa të reja për kursimin e energjisë

Foto ilustruese

Gjermani ka vendosur rregulla të reja për kursimin e energjisë, për shkak të frikës nga mungesat që vijnë si pasojë e ndalimit të furnizimit të gazit rus për shkak të luftës në Ukrainë. Rregullat e reja i njoftoi Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck.

Ngrohja në ndërtesat publike do të lejohet në maksimum 19 gradë Celsius, ndërtesat dhe monumentet nuk do të ndriçohen më gjatë natës dhe as tabelat nuk do të ndriçohen, u shpreh Habeck për gazetën “SZ”.

“Nevojiten edhe më shumë masa shtrënguese në botën e biznesit”, tha ai.

Habeck tha se kjo është duke u diskutuar me përfaqësues të Ministrisë së Punës.

Në korrik, Habeck prezantoi një paketë të re të konsumit të energjisë në kuadër të një reduktimi të ndjeshëm të furnizimit me gaz rus. Në atë kohë, thuhej se është e rëndësishme të reduktohet konsumi i gazit në kompani, ndërtesa zyrash dhe në familje. Ministria e Ekonomisë planifikon të prezantojë masa shtesë lidhur me konsumin e energjisë.

D.GJ/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Turi: 13/08/2022 19:01

    Hahahah keshtu mendon Gjermania ta zgjidh hallin duke harxhiar sa me pak ? Do fillojne cedimet brenda BE sepse nuk ja dalin dot pa gazin Rus sado te kursejne apo te gjejne burime te tjera !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës