Statusi i vendit kandidat për Shqipërinë me sa duket do jepet vetëm pas zgjedhjeve të 2013, duke vënë si kusht korrektësinë e tyre. Kështu, ndërsa në Tiranë mbetet i ndezur debati për përmbushjen e tre kushteve të Brukselit, në kryeqendrën e Bashkimit Evropian, vendet anëtare kanë nisur diskutimet mbi rekomandimin dhe vlerësimet e Komisionit për Shqipërinë, sipas raport-progresit të 10 tetorit të këtij viti. Disa burime diplomatike në Bruksel kanë konfirmuar se qëndrimet e vendeve anëtare ndahen në tre grupe që janë mbështetëse, kritike dhe neutrale.
Në grupin e parë hyjnë vendet që mjaftohen me rekomandimin e Komisionit për dhënien e statusit, me kusht plotësimin e tre çështjeve të mbetura. Këtu përfshihen pjesa dërrmuese e vendeve të reja anëtare të lindjes dhe atyre balltike e sigurisht mbështetësit e përhershëm, Italia, Sllovenia, e deri diku dhe Greqia.
Përballë tyre qëndron grupi i të pakënaqurve me vlerësimet e KE, ndër të tjera për fushën e sundimit të ligjit, korrupsionit dhe krimit, ku përveç Holandës, që tashmë e ka bërë të qartë e publik qëndrimin e saj zyrtar përfshihet Gjermania, Franca, Britania e Madhe, Danimarka, por dhe Suedia dhe Spanja.
Vendet e tjera anëtare mbajnë ende një qëndrin neutral në bisedimet e zhvilluara këto ditë në Grupin e Punës për Ballkanin pranë Këshillit të BE. Me nisjen e punës për hartimin e konkluzioneve të dhjetorit TCH mësoi nga burime konfidenciale se Gjermania mund të propozojë që në këto konkluzione të përfshihen zgjedhjet parlamentare të vitit 2013 si kusht për dhënien e statusit. Nëse ndodh kështu, kjo gjë do ta shtynte vendimin e BE për dhënien e statusit për dhjetorin e vitit të ardhshëm. Sipas të njëjtave burime, edhe në rast se Tirana përmbush 3 çështjet me apo pa raportin e dytë të KE, për grupin e vendeve kritike, përveçse një gjuhe pak më pozitive në konkluzionet e dhjetorit, nuk pritet të ndryshojë qëndrimi i këtyre vendeve me peshë në BE, bazuar në gjykimin e tyre për progresin real të vendit e në faktin se reformat e momenteve të fundit nuk mund të konsiderohen të besueshme. Grupet e punës së përfaqësuesve të vendeve anëtare pritet të diskutojnë për Shqipërinë edhe javën që vjen, të hënën dhe të mërkurën, para se dosja e zgjerimit me draft-konkluzionet përkatëse t'i kalojë për diskutim ambasadorëve të vendeve anëtare të BE, më 28 nëntor. Në 11 dhjetor Këshilli i Ministrave pritet të miratojë me unanimitet konkluzionet që më pas do të mbështeten formalisht nga krerët e shteteve e qeverive të BE më 14 dhjetor në ditën e dytë të samitit europian.
PARALAJMERIMI
Komisioni Evropian do t'i raportojë vendeve anëtare vetëm kur Shqipëria të ketë plotësuar kushtet e përcaktuara në raport-progres, dhe për këtë vetë Komisioni nuk kushtëzohet nga një datë përfundimtare, siç ishin datat 19 e 20 nëntor të përfolura në Tiranë. Stano, zëdhënësi i Komisionerit për Zgjerim Fyle sqaron se hartimi i raportit të KE s'varet nga afatet e jashtme kohore, por nga rezultatet që duhet të dorëzojë Shqipëria. Sipas tij, afati i vetëm kohor është përmbushja sa më e shpejtë e tre kushteve, së bashku me dhënien e dëshmive në luftën kundër krimit e korrupsionit. "KE ka deklaruar çfarë pritet nga Shqipëria, në mënyrë që të jetë i aftë të rekomandojë statusin kandidat. Dhe ne do bëjmë këtë sapo të jetë arritur progresi i nevojshëm", tha Stano. Për të ndërvarësia qëndron tek fakti që raport ka vetëm pasi të jenë dhënë rezultate, dhe atë do t'ia paraqesi Këshillit, pa marrë parasysh afatet e jashtme kohore.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com