Gjermani,shkatërrohet rrjeti që 'martonte' të rinjtë shqiptarë me shtetase të BE

Gjermani,shkatërrohet rrjeti që 'martonte' të rinjtë shqiptarë me shtetase të BE

Mediat gjermane kanë shkruar për shkatërrimin e një rrjeti me shtetas të Kosovës, Bullgarisë dhe Serbisë që bëntë martesa fiktive më shtetas/e të Bashkimit Europian në këmbim të shumave të parave.
Policia gjermane përmes disa kontrolleve të mëdha ka shpartalluar një bandë e cila dyshohet të ketë bërë ndërmjetësime me pagesë të martesave fiktive të të huajve dhe kontrabandim të lejeve të qëndrimit të të huajve në Gjermani, shkruan focus.de.

Në kuadër të fushës së veprimit të Prokurorisë Shtetërore të Frankfurtit, në bastisjet e bëra sot, kanë marrë pjesë plot 850 policë federalë, republikanë dhe doganorë. Ata kanë kontrolluar 98 objekte në 7 republika të Gjermanisë dhe në Çeki.

Hetimet janë zhvilluar ndaj grupimeve të ndryshme që kanë vepruar në mënyrë paralele, të përbëra nga shtetas të Kosovës, të Bullgarisë dhe të Serbisë. Ata ngarkohen se së paku duke filluar nga viti 2015 kanë ngritur një sistem përmes të cilit u kanë siguruar qytetarëve të shteteve jashtë BE-së, përmes dokumenteve të falsifikuara ose të paligjshme, qëndrim në Gjermani në kundërshtim me ligjin.

Përmes pagesave që shkonin deri në shuma pesëshifrore, ata, për klentët e tyre, kryesisht burra të rinj nga Kosova, të gatshëm për të paguar, kanë siguruar martesa fiktive me gra me të ardhura të ulëta nga shtetet e BE-së.

Shumica e këtyre të rinjve “martoheshin” me gra nga Çekia, Rumania ose Bullgaria. Ndërkohë që ata kanë paguar secili nga dhjetëra mijë euro, gratë e “martuara” në këtë mënyrë, janë paguar deri në 7000 euro.

Hetuesit në Frankfurt sipas hetimeve paraprake supozojnë se bëhet fjalë për qindra raste të tilla.

Një numër i të akuzuarve fajësohen se si përgjegjës të firmave të ndryshme të ndërtimit në Gjermani, nga gushti i vitit 2015 kanë punësuar punëtorë të paregjistruar dhe kanë bërë pagesa në të zezë përmes faturave fiktive.

Në këtë mënyrë të ardhura prej rreth 6 milionë eurosh nuk u janë nënshtruar tatimit. TetovaNews

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhemali: 24/03/2018 16:00

    Lajme pa KUPTIM demokracija eshte lirica e njeriut qe mund te beje cdo gje me fatin e JETES se individit john Bon Jovi ka nje kenge qe nder te tjera thote IT S MY LIVE .......... Gjithashtu Billy joy ka nje kenge te ngjashme

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës

Serbia i refuzon ministrit të Brendshëm të Kosovës kërkesën për vizitë në Luginën e Preshevës