Gjermeni: Asnjë leje ndërtimi
për bashkitë pa plan vendo

Gjermeni: Asnjë leje ndërtimi<br />për bashkitë pa plan vendo
Sipas ministres së Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni njësitë e reja vendore të cilat nuk kanë plane vendore do të vazhdojnë të mos japin leje ndërtimi deri në miratimin e këtij plani, me përjashtim të rasteve që cilësohen si projekte me interes publik për të cilat vendos Këshilli Kombëtar i Territorit, ndërsa 14 bashki që aktualisht kanë plane të miratuara vendore mund të japin leje ndërtimi, por vetëm në qytete, pa përfshirë komunat përreth.

 “Njësitë e tjera vendore, të cilat nuk kanë plane vendore të miratuara vazhdojnë dhënien e lejeve të ndërtimit për disa kategori të cilat i ka miratuar KKT-ja.  Sa i përket projekteve me interes publik në fushën e bujqësisë, turizmit, industrisë, këto leje jepen nga Këshilli Kombëtar i Territorit”, deklaroi Eglantina Gjermeni, ministre e Zhvillimit Urban.
 
14 bashki që aktualisht kanë plane të miratuara vendore mund të japin leje ndërtimi, por vetëm në qytete, pa përfshirë komunat përreth.  Gjermeni thotë se një tjetër përjashtim janë godinat nën gjashtë kate për strehim, të cilat mund të jepen nga të gjitha njësitë vendore në bashkëpunim me KKT. 

“Banesat individuale, që prej dhjetorit të vitit të shkuar u është dhënë hapësira njësive vendore që të vazhdojnë me dhënien e lejeve të ndërtimit për banesat individuale familjare”

Sipas ministres qeveria do të asistojë financiarisht dhe teknikisht 26 bashki që të hartojne planet vendore dhe t’i kenë të miratuara ato deri në muajin shkurt. Për këtë qëllim është çelur një tender ndërkombëtar për të përzgjedhur kompanitë më të mira, që në bashkëpunim me bashkitë të hartojnë planet e përgjithshme vendore.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë

Artisti italian krijon portret gjigand të Kamala Harris në tokë