TIRANE - Deputetja si dhe njëherësh bashkëhartuese e programit të PS për çështjet sociale, Eglantina Gjermeni shprehet se dhuna në Shqipëri është me përmasa të mëdha edhe pse në shumicën e rasteve ajo nuk bëhet publike. “Rastet e tmerrshme të dhunës dhe krimit në familje që shohim çdo ditë në media, janë fatkëqësisht vetëm maja a ajsbergut,sepse rastet e dhunës janë të shumta edhe shumë pranë secilit/secilës prej nesh.
Dhuna në Shqipëri është mjaft e përhapur edhe ka marrë përmasa të frikshme dhe tronditëse për shkak të mosekzistencës së shtetit dhe paaftësisë së tij për të luftuar krimin dhe garantuar jetën e çdo individi”, shkruan Gjermeni në Facebook.
Ndër të tjera, ajo shton se “kompleksiteti e dhunës dhe faktorëve që e mbajnë gjallë këtë dhunë, kërkon një përqasje parandaluese dhe të kordinuar njëherëazi në disa fusha që fillon nga zbatimin e ligjeve, ndërgjegjësimin edhe edukimin e të gjtihë shoqërisë që fillon nga fëmijët për respektimin e të drejtave të secilit dhe mospranimin e dhunës, funksionimi profesional i sistemit të drejtësisë, lufta kundër varfërisë dhe hapja e vendeve të punës, nxitja e pjesëmarrjes së grave në vendimmmarrje”, thotë ajo.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.07.2013
Redaksi Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com