Projektet e rilindjes urbane janë shpërndarë në të gjithë Shqipërinë, pavarësisht përkatësive politike të drejtuesve të Bashkive, ndërkohë që qeveria do vazhdojë ta mbështetësë Ballshin, duke mos e konsideruar atë si nje xhep.
Kështu ka deklaruar nga qyteti i Mallakastrës, Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni teksa ka marrë pjesë në inspektimin e projektit të financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve me një vlerë prej 50 milion lekë për sistemimin urban të 3 blloqeve të banimit dhe inaugurimin e sheshit "Gllavenica" dhe rruga "Princ Boris" investim i qeverisë bullgare.

Projekti konsistonte në sistemimin e rrugëve të brendshme dhe gjelbërimin e blloqeve të banimit në qytet, si dhe rehabilitimin e plotë në tre blloqe banimi duke filluar nga asfaltimi i rrugës, trotuare, gjelbërim, dhe rehabilitim i rrjetit të kanalizimeve.
Në investimin e bërë sot janë bashkuar deputetët e majtë e të djathtë si dhe ambasadori bullgar në Tiranë Demitre Arnautlov, nënkryetari i Parlamentit Edmond Spaho.

Ambasadori bullgar Dimitër Arnautov ka thënë se Shqipëria duhet të përmbush detyrimet për integrimin në BE.
Ai ka shtuar se Shqipëria duhet të marrë mësimet, ndërsa për mos dakortësim apo prezantimin dhe propozimet e opozitës janë pjesë e pluralizmit politik sikurse në të gjitha vendet demokratike.
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com