“Për vitin 201,6 fondi i alokuar në buxhetin e Ministrisë për projekte dedikuar përmirësimit të kushteve të jetesës së komunitetit Rom dhe Egjiptian është në vlerën 105 milionë Lekë. Krahasuar me një viti më parë ky fond është rritur me 20% duke parë dhe kërkesën e ardhur nga bashkitë për investime në sektorin e strehimit për përmirësimin e kushteve të jetesës për këtë komunitet. Një nga 9 projektet është dhe ky që inspektojmë sot në Rrogozhinë. Mund të them që ky është projekti i parë kur ndërtohet një godinë tërësisht e re. Mora garancinë nga drejtuesit e firmës se godina do t’i dorëzohet familjeve brenda 3 muajve”, tha Ministrja Gjermeni.
Bashkia Rrogozhinë është një ndër njësitë vendore të mbështetura edhe nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve, për vitin 2016. Shumë shpejt do të fillojë puna edhe për zbatimin e projektit ''Rivitalizimi i qendrës së qytetit''. Një projekt ky i financuar në vlerën mbi 149 milionë Lekë nga FZHR, që do t’i ofrojë një pamje të re dhe vitale qytetit me hapësira rekreative dhe shplodhëse për të gjithë qytetarët.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com