Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni ishte sot në qytetin e Vlorës në kuadër të aktivitetit "Takim me komunitetin përfitues nga projekti pilot i zbatuar në zonën informale në lagjen "Kushtrimi"
Nga zbatimi i këtij projekti përfitues janë 100 familje, të cilët sot jetojnë në kushte më të mira infrastrukturore, mjedisore dhe sociale duke sjellë dhe një integrim të plotë me qytetin të kësaj lagjeje.
"Më vjen mirë të them se sot, mbas realizimit të projektit të financuar nga Fondi i Zhvillimit të Rajoneve me vlerë rreth shtatëdhjetë e shtatë milion lekë i përfunduar që në dhjetor të vitit 2014, lagjia ka pësuar një transformim të plotë infrastrukturor me rrugë të shtruara, ndërhyrje në rrjetin e kanalizimeve të ujërave të zeza, ndriçimi i rrugëve dhe sinjalistikë rrugore", tha ministrja Gjermeni në fjalën e saj në fillim të aktivitetit.
Ministrja falënderoi stafin e Bashkisë Vlorë, projektit "USAID PLGP" dhe firmën që kreu punimet, për bashkëpunimin dhe mbështetjen që i kanë dhënë Ministrisë së Zhvillimit Urban për këtë projekt dhe në të gjitha nismat e ndërmarra.
Ministrja gjithashtu theksoi se, "Integrimi i zonës informale në Lagjen Kushtrimi është projekti i parë pilot për nga natyra dhe suksesi i tij do të shërbejë si pikë referimi, për multiplikimin e impaktit pozitiv të integrimit të zonave informale në të gjithë territorin shqiptar".
"Së shpejti do të fillojë dhe faza e dytë e projektit që lidhet më së shumti me krijimin e shërbimeve për qytetarët siç është ndërtimi i kopshtit për fëmijët dhe unifikimi i fasadave", nënvizoi ministrja Gjermeni.
/atsh/
/Shqiptarja.com