Qeveria po punon për ta kthyer vendin në një destinacion turistik përgjatë gjithë viti. Kjo deklaratë erdhi nga ministrja e zhvillimit urban dhe turizmit eglantine gjermeni Konferencën Ndërkombëtare për "Menaxhimin e Sezonalitetit", e bashkëorganizuar nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit dhe Organizata Botërore e Turizmit (UNËTO).
Në prani të përfaqësuesve nga 10 vendet anëtare të Organizatës Botërore të Turizmit,gjermeni theksoi se Qëllimi është forcimi i partneritetit me vendet e rajonit dhe zbatimi i projekteve konkrete të përbashkëta.
Në përfundim të pjesës se parë shefja e zhvillimit urban dhe turizmit kërkoi nga pushteti vendor e qendror që të japin kontributin e tyre për të zhvilluar sektorin e turizmit, ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Turizmit, Zotin Taleb Rifai, u shpreh se turizmi s’mund të zhvillohet i izoluar nga partneret e tjerë.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

VIDEO











