Ministrja e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Eglantina Gjermeni, zhvilloi një takim në qytetin e Sarandës, me gratë politikane dhe aktiviste të njohura të Lobit Rajonal të Grave të Europës Juglindore, nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Kroacia, Bosnje-Hercegovina dhe Serbia, pjesëmarrëse në Konferencën Rajonale dyditore "Në rrugën e fuqizimit të grave në politike, proceset e paqes dhe integrimit në Bashkimin Europian".
"Ne në Ballkan besojmë fuqimisht në forcën e fqinjësisë së mirë për t'u sjellë begati vendeve tona. Integrimi në Bashkimin Europian dhe institucionet euroatlantike është një motivim i vlefshëm për të shtuar besimin në rajon". u shpreh Gjermeni./ATSH/
/Shqiptarja.com