Gjesti fisnik i kuqezinjve për fëmijët jetimë në Durrës...Momentet emocionuese (VIDEO)

Nesër është 1 Qershori, dita e fëmijëve. Por jo të gjithë kanë mundësi të jenë krah prindërve të tyre. Për të sjellë sadopak gëzim në Shtëpinë e Foshnjes në Durrës, ekipi i kombëtares shqiptare të futbollit, i bënë një surprizë fëmijëve.

Jo vetëm dhuruan mjete të domosdoshme dhe në nevojë që kishte Shtëpia e Fëmijës në qytetin e Durrësit, por edhe kaluan momente argëtuese me fëmijët, duke u bërë njësh me ta teksa kërcenin muzikën me personazhet e preferuar të fëmijëve.

Trajneri Reja, së bashku me ndihmësit Bulku, Salihi, Porrini, dhe lojtarët Berisha, Mavraj, Hysaj, Lenjani, Cikalleshi dhe Roshi shpërndanë dhurata për të gjithë fëmijët. Me kontributet e të gjithë lojtarëve ishin blerë disa pajisje elektro-shtëpiake që ndihmojnë sadopak në përmirësimin e kushteve për fëmijët e kësaj shtëpie.

Në një atmosfere festive lojtarët dhe stafi teknik iu bashkuan fëmijëve të cilët kishin përgatitur një festë për 1 Qershorin. Ishte shumë emocionuese dashuria e vogëlushëve kur u takuan me mysafirët e kësaj qendre.

"Është një lumturi e madhe të jepet mundësia të gëzosh fëmijën. Në këtë jetë që e kemi me vështirësi është një mundësi e mirë për të realizuar se për fare jetojmë. Fëmijët janë të ëmbël, por këto vajza që punojnë me këta fëmijë janë hero, është një arritje shumë e madhe të kemi edukatore të tilla si në këtë jetimore", u  shpreh futbollisti Mërgim Mavraj.

Në pemën e dëshirave, fëmijët vendosën edhe ëndrrat e tyre, atë se çfarë dëshirojnë të bëhen kur të rriten. Policë, shoferë dhe nuk mund të mungonin as futbollistët e së ardhmes.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Shqiptari: 31/05/2019 22:10

    Ju lumte, djema. Edhe me shume si keto. Respekte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

 Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin

Keni ngrënë shumë për festa? Ja si të vendosni ekuilibrin