Një gjest i presidentit Vladimir Putin në ceremoninë përmbyllëse të konkursit Bolshaya Peremena ka surprizuar të pranishmit.
Teksa po hynte në skenë për të mbajtur një fjalë përshëndetëse, në këmbët e tij u rrokullis një tip futbolli. Presidenti e gjuan disa herë me këmbë, ndërsa më pas merr mikrofonin në dorë për të vijuar me fjalimin.
"Bolshaya Peremena" është pjesë e projektit kombëtar rus "Rinia dhe Fëmijët" dhe shërben si iniciativa kryesore e "Lëvizjes së të Parëve", një organizatë mbarëkombëtare për fëmijë dhe të rinj.
Finalja, e cila përmbyllet sot, po mbahet në Universitetin Federal të Siberisë në Krasnojarsk. Në konkurs marrin pjesë më shumë se 800 nxënës, përfshirë nxënës nga klasat 5–7 të rajoneve të ndryshme të Rusisë, si edhe nxënës të shkollave të mesme nga vende të tjera.
Çmimi kryesor është "Udhëtimi i Ëndrrave", një udhëtim me tren përmes Rusisë.










Komente
Komento