Gjeti nuse e vjehërr të pajeta në banesë, kryeplaku: I gjeta njërën në korridor dhe njërën në dhomën e ndenjes! Nusja kishte ardhur para disa ditësh nga Greqia

 

Nevruz Hoxha, kryeplaku i fshatit Progër në Devoll të Korçës, i cili gjeti trupat e pajetë të Fatmira Bamit dhe Bukurie Bamit, ka treguar se ato ishin përleshur me autorin në oborr. Për mediat ai thotë se nusja, Fatmira Bami ishte kthyer nga Greqia pak ditë më parë, por shton se nuk i di arsyet e vrasjes. Ai tregon se trupin e pajetë të Bukurie Bamit e kishte gjetur në korridor, ndërsa trupin e nuses së saj e kishte gjetur në dhomën e ndenjes.

"Ishte familje e mirë, motivet nuk i dimë, unë nuk e di kush është autori i ngjarjes. Nuk e di që autori t'i ketë shitur dru atyre, në oborr ka dru. Njëra vajza ka ardhur disa ditë më parë nga Greqia dhe mbase kjo është arsyeja. Unë mora njoftimin nga komshinjtë. Plaka ishte në korridor e shtrirë, nusja në dhomën e ndjenjës, ishin përleshur në oborr. Autori është dënuar njëherë tjetër për dhunë në familje", tha ai.


Lajmi kryesor:

Devoll/ Komshiu shkon për t'i grabitur, vret me sende të forta nuse e vjehërr pasi i bënë rezistencë! Arrestohet pas disa orësh nga policia


/KT/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë