Britani - Qeveria britanike është duke marrë parasysh veprime ligjore kundër Spanjës, pas kontrolleve të rrepta kufitare që Madridi ka vendosur javët e fundit për hyrje-daljet për në territorin e Gjibraltarit, i cili kontrollohet nga britanikët. 

Një zëdhënës i qeverisë tha se kryeministri ishte "shumë i zhgënjyer" për krijimin e qëllimshëm të pritjeve të gjata për shkak të kontrollit të shtuar të makinave, që hyjnë në Gjibraltar, nga ana e kufitarëve të Spanjës. 

Qeveria spanjolle, është justifikuar se kontrollet janë thelbësore për të ndaluar kontrabandën dhe këmbënguli se veprimet e saj ishin të ligjshme dhe proporcionale. 

E gjithë ky “fërkim” diplomatik ka lindur pas planeve të Gibraltarit për krijimin e një shkëmbi artifical nënujor pranë pistës së aeroportit që sipas autoriteve spanjolle do të shkaterrojë peshkimin në atë zonë. 

Gjibraltar, një territor me sipërfaqe vetëm me 6,8 kilometra katrorë është pjesë e Britanisë në bazë të marrëveshjes së Utrehtit në vitin 1713. Ekonomia e Gjibraltarit ka sektorë të gjerë, të cilët i dedikohen fushës së financave dhe bankave, si dhe industrisë së lundrimit dhe shërben si motor i rritjes në rajon.

(l.ç/v.gj/shqiptarja.com)