Gjici akuzon kryebashkiakun e Kukësit:
S’ka dhënë asnjë lek, shkak mllefet politike

Gjici akuzon kryebashkiakun e Kukësit:<br />S’ka dhënë asnjë lek, shkak mllefet politike
Presidenti i ekipit të Kukësi, Safet Gjici akuzon bashkinë e qytetit verilindor se nuk ka akorduar asnjë lek për klubin dhe arsyeja sipas tij është politike, ndërkohë që i ka klubit 50 milionë lekë nga borxhet e vjetra.
 
Gjici shprehet se kryebashkiaku i ri po luan me ndjenjat e kuksianëve me qëllim për të prishur imazhin dhe suksesin unikal të Kukësit në futbollin shqiptar dhe europian.
 
Në fund, Gjici ngre një pyetje dhe kërkon reagim. “Ku do shkojnë paratë e planifikuara për futbollin?? E vetmja bashki në botë që bën këtë veprim. Vetë tifozët dhe qytetarët duhet të kërkojnë llogari për paratë e tyre, për votat dhe premtimet e dhëna” shprehet ndër të tjera ai.
 
 
Deklarata e Plotë
Me pretekstin se do sqarohen gjërat, administrata e bashkisë nuk ka akorduar asnjë lek për klubin, ndonëse ligjërisht ka detyrime ndaj tij.
 
Ky është vendimi i marrë nga Bashkia, e cila sot i kaloi Këshillit Bashkiak për miratim buxhetin e vitit 2016.
 
Ky vendim nga FK Kukësi konsiderohet absurd, dashakeqës dhe kundër qyetarëve të kukësit që paguajnë taksa.
Ndërkohë, ka mëse 3 vite që klubi mbahet vetëm nga administratori dhe kjo do vijojë edhe pse me sforco.
Bashkia i ka klubit 50 milion lekë nga borxhet e vjetra.
 
Bashkia e re dhe kryetari i saj luajnë me ndjenjat e kuksianëve dhe duan të prishin imazhin dhe suksesin unikal të Kukësit në futbollin shqiptar dhe europian.
 
Vetëm këtyre i’u janë errur sytë dhe nuk duan të shikojnë arritjet e deritanishme të Kukësit.
 
Ku do shkojnë paratë e planifikuara për futbollin?? E vetmja bashki në botë që bën këtë veprim.
 
Ekpi është në një fazë të rëndësishme dhe në mes të garës e duhet mbështetje më e madhe.
 
Admisnitartori do vijojë me sakrificë të mbajë në elitë futbollin.
 
Kemi katër ekipe, rroga, premio, shpenzime, mirëmbajtje stadiumi etj.
 
Do mbajmë të vetmin aktivitet që ka Kukësi .
 
Vetë tifozët dhe qyetarët duhet të kërkojnë llogari për paratë e tyre, për votat dhe premtimet e dhëna.
 
Ne jemi për trasparencë, bashkëpunim, ekspertizë dhe i kemi ofruar por skemi gjetur mirëkuptim.
 
Klubi është gati për tu përballur kudo, me ekespertë me bashkëpunim por ska gjetur bashkëpunim, por injorim, mosmirënjohje për gjithcka që është bërë.
 
Bashkia dhe Këshilli janë për të ndihmuar dhe me ligj duhet të kontibojnë për sportin.
 
Sqarjomë gjithë opinion publik se jemi gati të bëjmë trasoarent cdo gjë dhe të informojmë qyetarët për të vërtetat.
Bashkia ka mbyllur deren e bashkëpunimit me këto veprime absurde dhe mesjetare ku synohet të shuhet futbolli.
 
Klubi ka funksionuar konform gjithë ligjeve në fuqi dhe është i njohur ndërkombëtarisht.
 
Turet dhe pjesëmarrja dinjitoze në europë kanë fakte qe ska dashakeqësi që i mbon.
 
Flamuri i Kukësit dhe ai i Shqipërisë është ngritur krenar në stadiumet evropiane.
Kjo vjen në një kohë kur ekipi i Kukësit është renditur  ndër 300 ekipet më të mira të botës nga UEFA, konkretisht në vendin e 196 duke lënë prapa ekipe të huaja me emër përfshi këtu edhe Tairanën apo Partizanin.
 
Kjo vjen nga një njeri i cili kërkon të humbasë vlerat që ka ekipi i Kukësit, i cili këto vite e ka ngritur lart emrin e Kukësit duke e bërë të njohur edhe ndërkombëtarisht.
 
Këtë e kanë vlerësuar edhe ambasadorët e huaj në vend, duke e cilësuar si një ekip profesionist dhe me shumë vlera.
 
Ky njeri kërkon të bëjë politikë me futbollin, por qytetarët e Kukësit janë ata që do vlerësojnë kontributin e FK Kukësit dhe bashkisë që këkron ta dëmtojë këtë ekip.
 
Dashakeqësia e mllefet politike nuk duhet të rëndojnë mbi sportin.
 
Futbollin nuk e do vetëm një njeri si kryebashkiaku i Kukësit.
 



d.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë

Mark Rutte njofton nisjen e stërvitjes bërthamore të NATO-s: Jetike të forcojmë mbrojtjen tonë