Gjici: Cungu do vijojë të jetë trajner i Kukësit, nuk do të udhëtojë më çdo ditë në Shkodër

Armando Cungu pavarësisht rezultateve negative që ka marrë në javët e fundit me Kukësin do të vijojë të jetë trajneri i verilindorëve. Konfimimi ka ardhur nga presidenti i klubit Safet Gjici i cili në një konferencë të posaçme për trajnerin ka deklaruar:

“Armando Cungu është trajner I Kukësit, ka besimin tim në mënyrë absolute. Rezultatet kanë qenë të dobëta, por loja ka qenë e mirë dhe shpresdhënëse. Ndonjëherë ka ndikuar fati dhe por edhe lojtarët e rinj që nuk janë përshtatur 100%.”

Më tej numri 1 i klubit tregoi se Cungu nuk do të udhëtojë më çdo dit drejt Shkodrës, pasi do qëndrojë afër skuadrës. Një problem të cilin Gjici e deklaroi pak ditë më parë për “Report TV”.

“Cungu do qëndrojë më shumë pranë ekipit se deri më tani e ka bërë vajtje ardhje në Shkodër. Kjo nuk është normale për një ekip që pretendon për t’u shpallur kampion. Trajneri duhet të jetë pranë klubit dhe pranë lojtarëve.”

Pavarësisht se është -8 pikë larg nga kreu Gjici beson se Kukësi mund t’ia dalë që në fund të fitoj titullin.

“Jemi pak larg Partizanit, por ka ende dhe shumë ndeshje. Natyrisht ne nuk do shohim ecurinë e kundërshtarëve, por do të shohim punën tonë pasi duhet të fitojmë ndeshjet me rradhë.” 

Kukësi aktualisht renditet në vendin e tretë në Superligë me 38 pikë, 1 më pak se Teuta e vendit të dytë që e mposhti këtë javë dhe 8 më pak se Partizani kryesues. 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja