Gjigandi botëror i Supermarketeve
SPAR, prezent edhe në Shqipëri

Gjigandi botëror i Supermarketeve<br />SPAR, prezent edhe në Shqipëri
SPAR, gjigandi ndërkombëtar i supermarketeve, me qendër në Holandë, një ndër markat më të mëdha ndërkombëtare të produkteve ushqimore dhe lider në vendet e Evropës Perëndimore, me dyqane në Austri, Gjermani, Itali, Angli, Spanjë etj., tashmë do të jetë prezent edhe në Shqipëri. Kjo do të realizohet falë arritjes së marrëveshjes franchise (ekskluzivitetit) të këtij gjigandi me Grupin Balfin, marrëveshje kjo e realizuar direkt nga Holanda për të gjithë territorin e Shqipërisë.  
 
Nëpërmjet kësaj marrëveshje franchise, Grupi BALFIN, synon të ofrojë pranë konsumatorit shqiptar, por dhe më gjerë, produkte cilësore, të shumëllojshme dhe unike perëndimore me çmime për të gjitha kategoritë e blerësve, si dhe do kujdeset për ta me oferta dhe promocione të shumta.
 
Grupi Balfin me nënshkrimin e kësaj marrëveshje ka filluar menjëherë planin e investimit dhe ekspansionit duke e konkretizuar me hapjen e dy Hipermarketeve të para INTERSPAR e njëkohësisht zgjerimin e rrjetit me synim që në vitin 2017 të kthehet në rrjetin më të madh në Shqipëri. Mbi 100 supermarkete dhe 10 hipermarkete do të mbulojnë të gjithë territorin e Shqipërisë dhe do t’u shërbejnë klientëve të tyre me produkte dhe shërbime cilësore. Aktualisht Grupi planifikon që të investojë mbi 50 milion EURO për të suportuar dhe mundësuar këtë plan zhvillimi në të gjithë territorin e Shqipërisë.
 
Shoqëria e Grupit që do të menaxhojë këtë marrëveshje është shoqëria Almark, pjesë e Grupit Balfin, e cila në sajë të profesionalizmit dhe eksperiencës, një pune shumë intensive dhe me mbështetjen e plotë të Grupit Balfin, arriti të finalizojë nënshkrimin e kësaj marrëveshje. Njëkohësisht kompania Almark do të drejtojë një ftesë për bashkëpunim me të gjithë partnerët potencial që kanë dyqane dhe që operojnë në këtë biznes apo kanë interes për t’ju bashkuar këtij rrjeti nëpërmjet marrëveshjeve sub-franchising.
 
SPAR është themeluar në vitin 1932 nga Adriaan van Well nën moton DE SPAR “Door Eendrachtig Samenwerken Profiteren Allen Regelmatig,” - “të gjithë do të përfitojnë nga kooperimi i përbashkët”. Prej asaj kohe SPAR vazhdon ekspansionin duke u shtrirë në më shumë se 42  vende të ndryshme të botës përfshirë kontinentin e Europës, Australisë, Afrikës dhe Azisë. 
 
Çdo ditë 12.176 dyqane SPAR vizitohen nga më shumë se 13 milion klientë me një xhiro prej mbi 30 miliardë EUR.

spar
 
Marrëveshja e ekskluzivitetit (franchise) do të mundësojë ofrimin e standardeve ndërkombëtare të cilat janë një garanci për produkte cilësore dhe të çertifikuara; kontroll të të gjitha produkteve; uniformitet dhe vazhdimësi në eksperiencën e klientëve; garanci për siguri, shëndet dhe mirëqënie; integritet; gamë e gjerë asortimentesh dhe mundësi zgjedhje për klientet; staf i trajnuar ndërkombëtarisht dhe shërbim cilësor ndaj çdo klienti. 
 
 
Me ardhjen e SPAR në Shqipëri konfirmohet edhe më tej fuqia e Grupit Balfin, i aftë për të sjellë në vend markat dhe emrat më të mëdhenj ndërkombëtarë në fushën e Retailit por dhe të çdo fushe tjetër në të cilën ky grup operon. SPAR, me garancinë për produkte cilësore dhe të shumëllojshme, do të vendosë një standart të ri për tregun shqiptar.



balfin

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda

Rriten investimet e huaja në vend, rekord në pasuri të patundshme! Kryesojnë Turqia, Italia dhe Holanda