Legalizimi i marijuanës është një temë shumë e diskutuar në shtetet e Amerikës. Shtetet njëri pas tjetrit kanë legalizuar përdorimin e saj, ndaj dhe kompania Microsoft ka ofruar shërbimet për bashkëpunim.
Në këtë mënyrë ‘’Microsoft’’ bëhet kompania e parë që i ofron qeverisë amerikane asistencë e cila do të ndihmojë ciklin e detajuar të prodhimit të marijuanës së ligjshme, duke filluar që nga mbjellja e farës deri tek shitja për klientët.
New York Times thekson që deri më tani vetëm pak banka jepnin kredi për shërbime në këtë fushë, pasi ende shumë shtete kjo drogë mbetet e paligjshme. Me përfshirjen e kësaj kompanie të madhe mendohet që do të rritet edhe gatishëmria e vendeve që ende se kanë ligjëruar marijuanën, për ta bërë të ligjshme atë.
Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com