Ardhja e së djathtës në pushtet pas zgjedhjeve të qershorit do të shtonte risqet për një regresion të ekonomisë shqiptare.
Nga ana tjetër, çdo tronditje e ekonomive greke apo italiane do të sillte një zhvleftësim më agresiv të lekut nga parashikimet, për shkak të remitancave dhe të ardhurave nga eksportet që i vijnë Shqipërisë nga këto dy shtete.
Janë këto dy rreziqet kryesore që parashikon për ekonominë shqiptare shoqëria e njohur e vlerësimit financiar BMI Resaearch, pjesë e grupit të njohur Fitch.
“Ndërsa përmbushja e kritereve për hyrjen në BE do të mbetet një prej synimeve kryesore të forcës që do fitojë zgjedhjet, risku i recesionit është me shumë gjasa më i madh nëse opozita ngjitet në pushtet”, thekson BMI Resaearch në raportin e sapopblikuar për Shqipërinë.
Në analizën e vet, Agjencia vëren se Shqipëria ka bërë progres në zgjidhjen e zgjidhjen e sfidave politike gjatë dy viteve të fundit, por se testi i vërtetë do të vijë më 18 qershor. “Gjithsesi”, theksohet në raport, “ne besojmë se koalicioni qeverisës i kryesuar nga socialistët do të arrijë ta mbajë pushtetin duke garantuar një shkallë të lartë vazhdueshmërie politike”.

(Raporti i BMI Research, pjesë e grupit “Fitch”)
Redaksia Online
l.q,B.BShqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO