TIRANE- Kryebashkiaku i Vlorës Shpëtim Gjika ka shpallur veten të pafajshëm teksa i është përgjigjur pyetjeve të prokurorëve të Vlorës në seancën e djeshme gjyqësore. Gjika është shprehur se dy lejet për të cilat ai është marrë i pandehur kanë kaluar në Këshillin Rregullues të Territorit të Bashkisë së Vlorës dhe pas diskutimit në këto mbledhje, ai kishte firmosur miratimin e lejeve për subjektet “En-bjo” Sh.p.k dhe “Deco System” Sh.p.k. I pyetur nga prokuroria se pse ishte shmangur diskutimi i këtyre lejeve dhe mendimi i specialistëve të Këshillit Teknik të Urbanistikës, Gjika është shprehur se e njëjta gjë është bërë dhe me çështjen e miratimit të lejës për ndërtimin e kompleksit “Jon”, por akush nuk ka hetuar për këtë pjesë.
Gjika më tej argumentoi se Këshilli Teknik, nuk ka efekt juridik në miratimin e lejeve dhe se funksioni i tij është vetëm për dhënie mendimi, i cili mund të meret parasysh nga anëtarët e Këshillit Rregullues të Territorit ose jo.
Kërkesa erdhi me zarf
I pyetur nga prokurori i çështjes Aurel Zarka lidhur me mënyrën e mbërritjes së kërkesave të dy subjekteve ndërtuese për t’u paisur me leje ndërtimi, Gjika ka treguar në gjykatën e Tiranës, se Bashkia e Vlorës për çdo rast ka një procedurë standarte. Gjika është shprehur se kërkesat kanë mbërritur me zarf në Drejtorinë e Urbanistikës, dhe pas studimit kanë mbërritur sërisht me zarf në mbledhjen e Këshillit Rregullues të Territorit. Në një kohë kur pretendimet e prokurorisë janë se lejet nën hetim u dhanë pa kaluar fare në mbledhjen e Këshillit të Rregullimit të Territorit të Bashkisë Vlorë, kryebashkiaku Shpëtim Gjika theksoi dje se të dyja lejet e ndërtimit, për të cilat ai akuzohet, janë shqyrtuar në KRT dhe më pas janë miratuar në mbledhjen të drejtuar nga vetë ai.
Tre firmat e tjera
Kryebashkiaku i Vlorës, gjatë procesit gjyqësor është pyetur dhe për miratimin e tre lejeve ndërtimore për kompanitë “Stroyteck shpk”, “Leon 2011 shpk” dhe “Odeon–Vila shpk”, të cilat nuk ekzistonin në periudhën kur kanë marrë lejet e ndërtimit nga bashkia. Për këtë pyetje, Gjika është shprehur se në asnjë nen të urbanistikës sipas tij, nuk thuhet që subjekti ndërtues duhet të ketë liçensë. Gjatë ditës së djeshme në gjykatën e Tiranës janë pyetur dhe disa prej të pandehurve të këtij procesi. Në këtë çështje po hetohen për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave”, Shpëtim Gjika, Eleni Dardhaj, Aleks Ahmataj, Artan Ferati, Blerdi Licaj, Gentian Sherifaj, Gezim Feta dhe Mustafa Tartari.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 24 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com