Gjika: Më keni cituar një profil fals.
Lejet në bregdet - faza e verifikimit

Gjika: Më keni cituar një profil fals.<br />Lejet në bregdet - faza e verifikimit
VLORË - Shpëtim Gjika deklaroi sot për “Shqiptarja.com” se ajo që është cituar nga një profil i tij në Facebook, nuk është e tija dhe se gjithçka është false. Gjithçka nisi pasi në profilin e kryetarit të bashkisë së Vlorës, i cili është i rremë, është hedhur informacioni për prishjen e pallatit të ndërtuar nga vjehrri i Lulzim Bashës.
 
Por Shpëtim Gjika tha se ky nuk është profili i tij. “Kam vetëm një profil dhe ai është ku unë dukem me familjen time. Shpresoj që kur të citohem herë tjetër, të pyetem, sepse shumë keqkuptime mund të ndodhin. Gjithçka për procesin e prishjeve të ndërtimeve në bregdet është në fazën e verifikimeve,” - deklaroi ai.
 
Ndërkohë, sot, gjatë gjithë kohës, në profilin e rremë të kryetarit të bashkisë së Vlorës në Fb ishte vendosur lajmi për prishjen e pallatit të Lulzim Bashës, ndërkohë që deri tani nuk ka asgjë të vërtetë dhe për më tepër, të gjitha ndërtimet janë në fazën e verifikimeve për të parë dokumentacionin dhe procedurat.
 
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë

KFOR dhe Lista Serbe bisedojnë për zhvillimet e fundit të sigurisë