VLORE- Del në sipërfaqe “lufta” e brendshme mes kryebashkiakut Shpëtim Gjika dhe prefektit të Vlorës Besnik Dervishi. Gjika ka dalë dje publikisht në mendia, duke kërkuar nga prefekti Dervishi, që dyshimet dhe akuzat që ka ndaj kryebashkiakut duhet ti çojë në prokurori dhe jo të shpërndajë thashetheme në mediat. Kryebashkiaku ka marrë spunto nga disa deklarata të prefektit Dervishi, i cili pas arrestimit të Marjon Mitros, ish-punonjëist të bashkisë së Vlorës, ka pohuar se Mitron e njohin të gjithë në qytet se kujt klani i përket.

Siç duket nga kjo deklaratë nuk është ndjerë mirë Shpëtim Gjika, i cili ka reaguar dhe sulmuar direkt prefektin Dervishi.“I indinjuar ndaj deklaratave të prefektit Gjika thotë se "s’ka asnjë lidhje okulte me klane mafioze e me celula vrasësish gjakftohtë, qofshin këta edhe “të penduar”. Duke i quajtur deklaratat e Dervishit ”të papërgjegjshme politikisht dhe ligjërisht” , Gjika thotë se Prefekti si pjesë e qeverisë nuk mund të flasë me opinione e me llafe rruge por t’i drejtohet organeve të hetimit nëse ka informacione.

Klani i qytetarëve
Shpëtim Gjika, ka pohuar se nuk ka asnjë lidhje me klanin që prefekti i Vlorës e aludon në tavolina lart e poshtë. "Sa për "klanin" që ju, prefekt e aludoni si "klanin tuaj kundërshtar dhe të drejtuar nga unë vetë" dhe si të tillë e keni hedhur për konsum tavolinash, ju siguroj se i vetmi klan, të cilit unë i përkas është "klani" i qytetarëve vlonjatë i përkas "klanit" socialist që ka vendosur mes një mijë vështirësive ta rilindë Vlorën dhe Shqipërinë.

"Si nëpunës shteti nuk duhej të kishe bërë gol në portën tonë. E di tërë Vlora ata që më duan se Gjika nuk është as hajdut dhe as kriminel sot jam në dyert e gjykata e ti si jurisit e di shumë mirë se përse jam"-ka pohuar kryebashkiaku Gjika. Ky i fundit thotë se dikush por edhe opozita, pjesë e së cilës është dhe Sali Berisha po përqipen të ringjallin nga hiri, hijet e errëta të Vlorës së 1997 dhe në këtë situatë Dervishi me deklarata “absurde” po i jep një dorë.

Për Lubonjën
Kryetari i Bashkisë i përgjigjet dhe Fatos Lubonjës i cili pak ditë më parë në një shkrim të tij aludonte se pas eksplozivit në makinën e Dervishit qëndronte Gjika."Nuk mund të duroj as ty, Besnik Dervishi, as ty Fatos Lubonja e as këdo tjetër që gjoja në emër të opinioneve personale, të lëshoni akuza në erë që të më inkriminojnë në veprimtari të tilla, tipikisht mafioze. Jo, kurrësesi, jo!.."- tha Gjika duke siguruar se Shpëtim Gjika është po ai që ka qenë deri më sot.


Shkrimi u publikua sot (04.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)