VLORË – Kryebashkiaku i Vlorës i ka bërë thirrje sot qytetarëve vlonjatë, për herë të parë në jetën e tij “Mos shkoni në plazh, por shkoni të votoni.” I ftuar në studion lëvizëse të “A1Report!” drejtuar nga drejtorja e “Shqiptarja.com”, Anila Basha, Gjika tha deri në orën 12:00, nga të dhënat paraprake mësuam se në votim janë paraqitur rreth 20% e votuesve, që krahasuar me zgjedhjet e mëparshme, është një pjesëmarrje e mirë.
Por, për herë të parë, unë sot u bëj thirrje qytetarëve të mos shkojnë në plazh por të marrrin pjesë masivisht në votim se votimi është edhe përgjegjësi qytetare për qeverisjen e sotme dhe atë të ardhshme. Dhe duke mos dalë nga përfaqësimi im politik, u bëj thirrje qytetarëve të bëhen pjesë e Rilindjes dhe e Edi Ramës; të lënë çdo punë e të bëhen pjesë e kësaj fitoreje të madhe.”
Basha i vuri në dukje z.Gjika se Rama sot nuk ka ardhur në Vlorë, por ka shkuar në Laç dhe ndoshta kjo mungesë….Por Gjika vuri në dukje: “S’ka pse Rama të jetë në Vlorë sot, se ai i ka mbaruar punët dhe i ka bërë shumë mirë. I ka kryer të gjitha detyrimet dhe sot është shtabi elektoral që vazhdon misionin e tij.”
I pyetur nëse ka votuar, Gjika pohoi: “Jo, nuk kam votuar, jo sepse nuk kam gjetur atë njeriun tjetër që të dyfishoj votën, por se më duhen edhe 5 të tjerë për të bërë 30. Atëherë do shkoj të votoj,”- përfundoi ai.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com