Gjika-Ramës: Futu vetëm në
zgjedhje, e ke fitoren e garantua

Gjika-Ramës: Futu vetëm në<br />zgjedhje, e ke fitoren e garantua
Nisur nga situata politike, ish -kryetari i bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika këshillon kryeministrin Rama që të lerë LSI dhe PDIU dhe të futet vetëm në zgjedhje, pasi e ka fitoren e garantuar.
 
Gjika merr një shembull nga futbolli dhe nuk përmend emra, por referenca është e qartë për LSI dhe PDIU.

Ish-kryebashkiaku i Vlorës i kërkon Ramës të largojë nga fusha ata lojtarë të ekipit të cilët nuk po luajnë me ritmin e tij, referuar dy partive në koalicion.
 
Statusi i Gjikës
Mqs me shume marr vesh nga futbolli se sa nga politika, edhe situaten e fundit do ta krahasoj me sportin!
Imagjinoni nje ndeshje futbolli midis dy ekipeve, ku njeri nga te cilat, per me shume se 85 minuta, e dominon bindshem ekipin kundershtar!
Me loje dhe me rezultat!
Ne 5 minutat e fundit te lojes, tre nga lojtaret e ekipit fitues, refuzojne te luajne, qendrojne statik ne mesfushe, as andej dhe as ketej, as marrin dhe as japin top, madje i kerkojne gjyqtarit ta mbylli lojen para afatit!
Eshte refuzim per te luajtur, mungese fuqie per te vazhduar, keqardhje per ekipin kundershtar qe po humb keqazi, kompromis e kompromentim, apo nuk u pelqen me ngjyra e fanelles qe mbajten veshur nga fillimi i ndeshjes?!
Si duhet te veproje trajneri ne kete rast?
Ti lere ne loje akoma keta tre lojtare sepse rezultati i ndeshjes eshte pozitiv?
Apo ti nxjerre nga loja te tre njeheresh ne respekt te pjeses tjeter te ekipit dhe mbi te gjitha ne respekt te tifozeve dhe publikut, te cilet haptazi po fershellejne gjestet jo sportive te ketyre lojtareve te shitur?
Qe ndeshja te quhet "fair play", trajneri duhet ti nxjerre nga loja patjeter!
Edhe sikur ti kete bere zevendesimet!
Rezultati dhe mbeshtetja e publikut ia garanton fitoren trajnerit!
Dhe pertej rezultatit, ne kete menyre trajneri ruan dhe mbron ekipin e tij, publikun mbeshtetes dhe mbi te gjitha i konsolidon gares ndershmerine dhe seriozitetin!
Nje ekip, apo me shume akoma nje kampionat i tere, nuk mund te mbahet peng as nga ekipi qe humb, dhe aq me pak nga tre lojtaret e lodhur apo te shitur, te cilet vetequhen "play maker"!

 
 
 dy.b/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ngjarja në Pogradec, jeni dakord me akuzën si vrasje nga pakujdesia?



×

Lajmi i fundit

SHBA instalon këshilltarin e vet pranë Ministrisë së Mbrojtjes! Firmoset memorandumi mes Pirro Vengut dhe Nancy VanHorn

SHBA instalon këshilltarin e vet pranë Ministrisë së Mbrojtjes! Firmoset memorandumi mes Pirro Vengut dhe Nancy VanHorn