VLORE- Ka filluar me shtyrje, seanca e parë gjyqësore ndaj kryebashkiakut të Vlorës Shpëtim Gjika dhe personave të tjerë që janë marrë të pandehur nga gjykata e Vlorës. Shkak i shtyrjes së seancës së parë dhe caktimin e datës 5 dhjetor për zhvillimin e seancës së dytë, është bërë kërkesa e avokatit të Shpëtim Gjikës, Ardian Leka, i cili ka pretenduar se nuk ka lexuar dosjen penale të prokurorisë. Ndërkohë që veç kësaj në sallën e gjyqit nuk është paraqitur dhe i pandehuri Gentjan Sherifaj,i cili njoftonte trupin gjykues se ishte i sëmurë dhe nuk mund të paraqitej në sallën e gjyqit. Në momentet e para të hapjes së procesit gjyqësor ka pasur debate lidhur me futjen në sallën e gjyqit të shumë personave, qytetarë të Vlorës.
Numri i personave ka qënë tej kapacitetit të sallës së gjyqit dhe për pasojë, trupi gjykues ka urdhëruar nxjerjen jashtë të një pjese të personave. Gjyqi u zhvillua me pranine e mdiave, ndërkohë që në sallë mungonte dhe e pandehurua Eleni Dardha, me detyrë ish-shefe e Planifikimit Urban në Bashkinë e Vlorës. Në seancën e parë, inxhinieria Dardha është përfaqësuar nga avokati Kastriot Brahimmuça. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Gëzim Peka I cili nuk u paraqit por u përfaqësua nga avokati Fatmir Braka. Pas konsultimeve, gjyqtarja Anastasi Shehu me kërkesë edhe të prokurorit Kladian Braho dhe Aurel Zarka kanë vendosur që të shtyjnë seancën e rradhës për në datën 5 dhjetor 2013 në të njëjtën orën, 11:30 të paradites. Në përfundim kryetari i bashkisë është larguar nga salla e gjyqit i shoqëruar edhe nga avokati i tij. Kreu i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika akuzohet për “falsifikim të dokumenteve”.
Sipas prokurorisë, Gjika ka lëshuar dy leje ndërtimi pa i kaluar fare në Këshillin e Territorit të Bashkisë së Vlorës. Kryebashkiaku Gjika, gjatë fazës së hetimit të dosjes nga prokuroria ka qënë tepër bashkëpunues me hetuesit, të cilët e kanë thirur tre herë, dhe në të treja rastet Shpëtim Gjika është paraqitur në prokurori ku ka dhënë deklarime. Burimet shprehen se në dëshminë e tij, Gjika flet duke pranuar se ka lëshuar një vërtetim për leje ndërtimi, me pretendimin se në ditët në vijim, çështjen do e kalonte për diskutimin dhe votëbesim në mbledhjen e KKRT-së. Më tej Gjika, nënvizon në dëshminë para prokurorëve se ai deri këtu s’ka kryer asnjë shkelje, por i vetmi dokument që është lëshuar me firmën e tij, është keqinterpretuar nga personat Aleks Ahmetaj, Artan Ferrati, Mustafa Tartari Blerdi Liçaj,Gëzim Feta dhe Gentian Sherifaj, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vendosur të fillojnë punimet për ndërtimin e dy pallateve.
Shkrimi u publikua sot (16.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com