Ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri u shpreh të mërkurën, se transparenca, është kontribut për mirëqeverisjen e vendit.I pranishëm në takimin që u zhvillua sot në Tiranë, ku Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse (EITI) publikoi raportet e vitit 2013 dhe 2014, kreu i Energjitikës vlerësoi të dhënat e çertifikuara për sektorin e naftës, gazit, minierave dhe hidroenergjisë, ndërsa vuri në dukje se 80 % e investimeve te huaja nga donatorë jane te adresuara ne sektorin energjitik.
Gjate fjales se tij ministri Gjiknuri vuri theksin ne rendesine e publikimit të te dhënave për pasuritë natyrore të vendit.
“Rritja e prodhimit vendas, e industrive nxjerrëse si dhe përpunimi i tyre, siç është ai i kromit, ka një rritje të punësimit pasi është rritur dhe investimi. Këto industri kanë një kontribut në bilancin tregtar’-tha Gjiknuri.
Ndersa nenevizoi se, rritja e prodhimit qoftë në energjinë elektrike, qoftë nga fosilet, është e rëndësishme për bilancet tregtare. “
Rruga e çmimeve, dhe minierave e naftës, ka shkuar ne nivelin më të ulet historik. Rënia e çmimit të naftës nuk është gjë e mirë. Debati është gjëja më e mirë që ne presim.”, tha Gjiknuri.
Ndër të tjera ai u ndal tek çmimi i naftës për 2013-2014. “Po të shohim të ardhurat nga nafta, 2013-2014- niveli i të ardhurave nuk ka ndryshuar. Ka pasur një miradministrim më të mirë dhe shërbim më të mirë. Në vitin 2014 ka pasur tendencë të uljes së çmimit, por të ardhurat nuk ndryshuan.”, theksoi Gjiknuri./atsh
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4529
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Nafta derdhet lumë në Kuçovë, por institucionet bëjnë një sy qorr
3 Dhjetor, 22:57
-
Rusia thyen sanksionet, i jep Koresë së Veriut 1 mln fuçi me naftë: Pagesë për armët dhe trupat që Pheniani i ka dërguar Moskës
22 Nëntor, 11:35
-
Lufta/ Turqia mohon dërgimin e naftës në Izrael
11 Nëntor, 15:09
-
Kush po e ndot Gjanicën me naftë? Agjencia e Mjedisit monitoron shkarkimet e ‘Albpetrol’ dhe dy kompanive të tjera! Golemi: Shkak industria e vjetëruar
7 Nëntor, 13:28
-
U godit nga Houthi më 21 Gusht, cisterna greke me 150 mijë tonë naftë po rrezikon katastrofën më të madhe ekologjike! BE dhe SHBA në alarm
29 Gusht, 08:26
-
Çmimet e naftës ulen dhe me 5 lekë për litër
12 Gusht, 15:51
-
Zhvlerësimi i valutave dhe luhatja në tregjet ndërkombëtare, bie lehtë çmimi i naftës dhe benzinës! Nuk ndryshon gazi
6 Maj, 16:15
-
Çmimi i naftës më i ulti në 7 javë, shtohen rezervat amerikane
1 Maj, 19:11
-
Sulmi me raketa i Iranit ndaj Izraelit, rriti çmimin e naftës
15 Prill, 15:37
-
Ministria e Energjisë: Kompania Shell nuk është tërhequr nga kërkimet për naftë në Shpirag
15 Prill, 14:08
-
Skema kombëtare 2024, fermerët e Lushnjes dynden pranë drejtorisë rajonale, nisin të aplikojnë për të marrë naftën pa taksa
27 Mars, 17:16
-
Rusia tejkalon Arabinë Saudite për furnizim të Kinës me naftë
21 Janar, 17:49