Gjiknuri-Al Mazrouei: Të investojmë
në prodhimin e energjisë djellore

Gjiknuri-Al Mazrouei: Të investojmë<br />në prodhimin e energjisë djellore
Prodhimi i energjisë së rinovueshme diellore, zhvillimet në infrastrukturën e gazit dhe industrinë minerare. Këto ishin temat e bisedave mes ministrit të Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri dhe homologut të tij nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Suhail Mohammed Faraj Al Mazrouei.

Gjatë fjalës Gjiknuri e ftoi homologun e tij që investitorët nga Emiratet e Bashkuara Arabe të bëhen pjesë e projekteve të gjenerimit të burimeve ujore dhe diellore.

Ministri kërkoi asistencë teknike nga homologu i tij në fushën e energjisë së rinovueshme dhe prespektivën e zhvillimit të tregut të gazit.

Ndërsa ministri i Emirateve të Bashkuara Arabe theksoi se vendi i tij është prodhuesi i celulave fotovoltaike për panele të energjisë diellore me çmimin më të ulët në botë.

Al Mazrouei u shpreh i gatshëm për mundësinë e investimeve për projektet që lidhen me energjinë e rinovueshme diellorem zhvillimet në infrastrukturën e gazit dhe industrinë minerare.
 
Redaksia online
(o.m/shqiptarja.com)
 

 
 

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Merr flakë automjeti në tunel e Krrabës, bllokohet qarkullimi Tiranë- Elbasan

Merr flakë automjeti në tunel e Krrabës, bllokohet qarkullimi Tiranë- Elbasan