Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri së bashku me Kryetarin e Bashkisë Gledian Llatja dhe me deputetin Florenc Spaho u ndalën në një bashkëbisedim me banorë të lagjes “Çlirimi” në Elbasan.
Gjiknuri, njëherësh dhe drejtues politik, theksoi se fushata e PS-sëështë një fushatë konkrete, me punë të bëra dhe projekte për të ardhmen.
“Ka shumë arsye që duhet që Gledi të dalë mirë. Së pari ne na duhet zhvillimi i Elbasanit, por zhvillimi i Elbasanit është i lidhur me fatin e qeverisjes së Partisë Socialiste, se këtu mund të vijnë shumë kandidatë dhe të hapin thesin e premtimeve. Këtu u përmendën ca, se këtu kandidati kundërshtar hapi thesin, jo të premtimeve, por të fantazive, do bën Disneyland në Elbasan. Dy ka gjithë bota, i treti do vika në Elbasan. Një është në Florida, një në Paris dhe i treti do vika në Elbasan. Por unë e di se populli nuk i ha këto, po tani shqiptarët kanë parë botë, kanë lëvizur, e dinë mirë si është biznesi, e dinë mirë se si bëhen gjërat, kështu që kam frikë se ai kundërshtari ka mbetur tek niveli i mashtrimit shumë të dobët që nuk e lartëson figurën e tij, pavarësisht se ka nivel të lartë në partinë e Sali Berishës”, tha ai.
Duke bërë krahasimin e premtimeve imagjinare të alternativës përballë, Gjiknuri theksoi sa i rëndësishëm është zhvillimi dhe bashkëpunimi qeveri-bashki.
“Pa binomin bashki-qeveri politikisht, zhvillimi vihet në pikëpyetje. Pse? Sa herë që PD-ja ose opozita merr një bashki, ndërpret komunikimin me qeverinë, fillojnë të gjitha projektet vihen në pikëpyetje. Bashkia e Elbasanit nuk i ka mundësitë financiare, që me taksat e qytetarëve t’i bëjë të mundura të gjitha këto që u thanë këtu. Patjetër që detyra e kryetarit të bashkisë është që të mirëadministrojë fondet, të bëjë projekte, të bëjë këto ndërhyrjet e vogla nëpër lagje, nëpër fshatra, nëpër periferi, asflatime lagjesh që janë detyrë direkte e bashkisë, por projektet e mëdha si ujësjellës, kanalizime, ato që u folën për rrugët, rehabilitimin e Lagjes së Kalasë, “Auto Moto Parku”, ajo shëtitorja që duhet ta ketë Elbasani, të gjitha këto bëhen vetëm me mbështetjen e qeverisë. Epo vota për Gledin është dhe votë për vazhdimin e atij projekti, kjo është shumë konkrete. Kush nuk do ta dojë të vazhdojnë investimet në rrjetin e ujësllës-kanalizimeve?! Vetëm këtë vit ca nga projekti i qeverisë me KFË, ca nga financimet e buxhetit të shtetit, në mos gabojnë janë 16 mln euro të tjera që do të hidhen në Bashkinë e Elbasanit. Pse duhet ti vëmë në pikëpyetje ne këto? Se ka mbetur njëri pa punë, një aty tek opozita dhe do të marri Bashkinë? Jo, qytetarët e Elbasanit do të zgjedhin infrastrukturën e tyre, të ardhmen e qytetit të tyre, prandaj them që vota më 14 Maj vlen edhe për këtë dhe shumë e shumë gjëra të tjera”,deklaroi Gjiknuri.
Numri dy i socialistëve vijoi më tej duke shtuar se binomi Berisha-Meta nuk mund të gjejnë shpëtimin e tyre në Elbasan, sepse elbasanasit janë qytetarë të zgjuar dhe dinë të bëjnë dallimin.
“Ka kapur ai studio kombëtare se qenka Nënkryetar i PD-së ky lejtnanti i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Se ashtu është lejtnant, numri 2 i tyre, se ata janë baballarët e vërtetë në politikë: Sali Berisha dhe Ilir Meta dhe ai nuk do ta pranojë këtu, thotë se jam këtu për qytetarët e Elbasanit. Këtu e heq “atë lëvozhgën politike”, por kur i thonë: ore çfarë partie je ti? Thotë: Po jo çke ti, se unë e kam personale. Si qenka kjo personale, pse të ka zënë në hall ty, se vetëm këtu kam dëgjuar. Më tha njëri: më tha Luçi e kam hall personal. Çfarë halli personal ke ti mor vëlla? Hall është kur të bie një fatkeqësi, ke nevojë për ndihmë, por se do ti të bëhesh kryetar bashkie, qenka hall personal? Jo mo, është zgjedhja jote dhe atyre dy çakejve që të sollën ty këtu. Unë nuk kam nevojë të rri nëpër studio, të bëj debate me atë që s’ka asgjë në dorë dhe që për 4 vjet nuk është se e ka ngritur zërin për këto problemet, që u kujtuan tani të hyjnë në ndonjë lagje”
Gjiknuri siguroi se vëmendja kryesore e tij si drejtues politik, do të jetë pikerisht ndaj personave të papërgjegjshëm në administratë, të cilët lodhin e mundojnë qytetarët duke mos u dhënë shërbimin e duhur.
“Një nga detyrat tona në këtë fushatë, ka njerëz të papërgjegjshëm në administratë që u bëjnë dëm qytetarëve dhe këtu kur them ekip politik, këtë kam parasysh si drejtues, si kapiten i këtij ekipi: të çojmë të drejtën në vend. Ku ka njerëz në administratë shtetërore që u bien në qafë njerëzve, ne ti shkundim, t’u tregojmë forcën e së drejtës dhe ligjit dhe kjo është detyra jonë politike dhe këtë do ta bëjmë si ekip. Dhe kjo votë vlen dhe për atë që është i mërziturdhe për t’i thënë që ka një ekip politik, ka një garanci politike, besoni tek ndryshimi i Partisë Socialiste dhe tek Gledi.
Rruga e zhvillimit të Bashkisë së Elbasanit nuk është e shkëputur nga Partia Socialiste dhe patjetër që njeriu është kyçi këtu; ne të gjithë bashkë si ekip, se në fund të fundit se në politikë mund të themi shumë, por njerëzit bëjnë diferencën. Gledi flet pak, dëgjon shumë. Patjetër ne si ekip, bashkë me Kryeministrin Rama, do të merremi edhe me gjërat e mëdha, që janë dhe gjërat e Gledit, por dhe gjërat e çdo elbasanlliu që duhet të jetë krenar për qytetin e tij.”
Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja u kujtoi banorëve të lagjes “Çlirimi” kohën kur mbetjet urbane digjeshin fare pranë banesave të tyre. Ai shtoi se inceneratori shpëtoi banorët e Elbasanit nga ndotja helmuese, ndërkohë renditi edhe projektet e tjera që e presin Elbasanin 4 vitet e ardhshme.
“Ju e mbani mend këtu,nuk hapnit dot dritaret nga fusha e mbetjeve, dhe sot ne aty po bëjmë një nga investimet kryesore të qeverisë shqiptare, një shëtitore gjigande. Me mbarimin e Auto Moto Parkut ai aty ka për të qenë poli kryesor i zhvillimit ekonomik të Elbasanit dhe Shqipërisë së Mesme. Përvec turistëve se patjetër që do vijnë,do vijnë biznese, do vijë ekonomia, atë që duam më shumë,ekonominë, të kemi ekonominë për vendin tonë, të kemi ekonomi për Elbasanin. Ne po bëjmë modelin më të mirë të sistemimit urban të lagjeve tona. Po bëjmë projekte shumë të mira për Elbasanin, duam t'a zhvillojmë, duam të bëjmë rrugët, të zgjidhim problemet infrastruktutore, ndaj kemi bërë riasfaltimin e "Dhimitër Bekës", " Naum Panxhi”, tha Llatja.
Kryebashkiaku Llatja nënvizoi se një vëmendje I është kushtuar dhe shkollave, kopshteve dhe çerdheve.
“Bashkë me Damianin dhe me Kryeministrin do të punojmë cdo ditë për By - Pass-in e Elbasanit se po projektohet ti gjejmë dhe fondet, të vazhdojmë dhe me Korridorin 8 - të . Ne po mbështesim shtresat në nevojë, ne po i qëndrojmë pranë komuniteteve në qytet dhe në fshat”, tha Llatja.
Deputeti Florenc Spaho teksa bëri thirrje për mbështetje për Gledin dhe ekipin e këshilltarëve socialist, theksoi se Gledi i duhet Elbasanit për të bërë të mundur zhvillimin e mëtejshëm të tij.
“Të flasësh për punën që ka bërë Gledi në Elbasan, nuk mjafton vetëm një takim, por edhe të gjithë ne si ekip, dhe ky është edhe dallimi ynë me palën tjetër , ne jemi një ekip.Gledi i duhet Elbasanit sepse Elbasani do vepra dhe jo fjalë boshe të politikave të dështuara si flluska sapuni. Gledi i duhet Elbasanit sepse është cuni i këtij qyteti, ka qëndruar krah për krah qytetarëve,në problemet që ka qyteti, në problemet që ka çdo qytetar. Gledi është fjalë pak dhe punë shumë, me plot ide dhe projekte ambicioze”, nënvizoi Spaho.
Lajmi kryesor: