Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri dhe Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro inspektuan kantierin e hapur të rrugës Tiranë-Elbasan, në segmentin nga rrethrrotullimi i TEG drejt tunelit të Kërrabës.

Ministri Gjiknuri tha se për shkak të vëmendjes së shtuar në këtë projekt, bashkë me financimin e siguruar për përmbylljen e veprës dhe një menaxhim më të mirë të kontratës, u bë e mundur të zgjidhet ky ngërçin dhe problemet juridike që ka pasur të trashëguara, por mbutë gjhitha për të siguruar financimi shtesë për përfundimin e kësaj vepre.

Jemi në fazën e fundit të punimeve dhe jam i bindur se brenda pranverës rruga do të jetë e hapur për publikun me të gjitha parametrat e nevojshëm . Është bërë një punë e madhe vitin e kaluar për të zgjidhjen e ngërçit, dhe problemet juridike që ka pasur të trashëguara, por mbi të gjitha  siguruar financimin shtesë për përfundimin e kësaj vepre që mori më shumë kohë se çduhej për shka të projektimit jot ë mirë dhe problemeve të menaxhimit jo të mirë të kontratës.

Damian Gjiknuri, Ministri i Infrastrukturës dhe Enegjitikës

 

Qendro duke sqaruar të dhënat teknike të investimit, konfirmoi se tashmë punimet po shkojnë drejt përfundimit.

Jemi në kantierin e Rrugës Elbasan. Jemi në pjesën fundore të projektit. Realisht ka ngelur vetëm  6% punime nga i gjithë volumi i punëve për të përfunduar, vetëm paketa e shtresës rrugore dhe të gjithë elementët e  tjerë të sigurisë rrugore. Ritmi i punimeve është i kënaqshëm dhe ne mendojmë që brenda grafikut të ri të punimeve kjo vepër të përfundoj dhe përfundimisht kjo pjesë të përfundoj dhe ky aks të hapet.

Afrim Qendro