TIRANE- Qeveria do të rishikojë licencat e pikave të shitjes së karburantit por dhe ato të gazit. Kështu ka deklaruar ministri i Energjisë dhe Industrisë Damian Gjiknuri gjatë diskutimit të ndryshimeve në ligjin “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”. “Qeveria ka ngritur një grup pune për pikat e karburantit që po merret me këtë çështje, kemi evidentuar pikat ilegale të cilat një pjesë realisht duhet të prishen pasi janë ndërtime të paligjshme.
Ka investime të tjera që kanë nevojë për rregullim dhe bashkë me Ministrinë e Transportit dhe disa ministri të tjera është ngritur një grup pune e po vepron pasi është një çështje më komplekse. Po punohet që të reduktohet numri i pikave në mënyrë të logjikshme që të mos cënojmë as konkurrencën por edhe të garantojmë sigurinë në treg e të kemi aq konkurrentë sa të mbajnë standardet e duhura”, nënvizoi Gjiknuri. Nga ana tjetër është theksuar se do të ketë më shumë transparencë në publikimin e pikave që janë kapur me shkelje.
Kjo do t’i shërbejë më shumë orientimit të konsumatorëve për të blerë apo mos iu drejtuar pikave që kapen me shkelje. Duke iu drejtuar impianteve të përpunimit ministri tha se deri më tani, ato kanë punuar në mënyrë thuajse ilegale, por kanë qenë jashtë çdo lloj kontrolli, jashtë çdo lloj standardi dhe shpesh merrnin naftën bruto duke e përzier dhe e hidhnin në treg duke ja shitur konsumatorëve industrialë dhe konsumatorëve në pika karburanti.
Por, Gjiknuri nënvizoi se nuk do të mjaftohen vetëm me gjoba, por se ndëshkimi do të shkojë deri në heqjen e licencës. Por nëse dhe pas kësaj pika do të funksionojë, atëherë do të veprohet me sekuestrimin e mallit. Por reforma në ligj nuk do të prekë vetëm karburantin, por dhe pikat e shitjes së gazit. Gjiknuri theksoi se është e papranueshme lejimi i mbushjes së bombolave nga çdo kush. “Jo çdo njeri mund të mbushë një bombol si të ishte duke mbushur një enë me ujë dhe të mund ta tregtojë pasi kjo përbën një kërcënim për jetën dhe pasurinë e qytetarëve”, nënvizoi Gjiknuri.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 19 qershor 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com