Gjiknuri e Llatja takim me banorët në Shushicë: Automotoparku do i sjellë zonës zhvillim

Gjiknuri e Llatja takim me banorët në Shushicë: Automotoparku do i sjellë zonës zhvillim

1682335530_2.jpg

Sekretari i Përgjithshëm i PS Damian Gjiknuri dhe Kryetari i Bashkisë së Elbasanit Gledian Llatja zhvilluan një takim me banorë të fshatit Shushicë, një nga fshatrat më të afërt me qytetin, por me projektet e mëdha si Automotoparku dhe By Pass i Elbasanit, shndërrohet në një nga lagjet e qytetit.

Numri dy i socialistëve deklaroi se për realizimin e këtyre projekteve të rëndësishme me impakt të drejtpërdrejtë zhvillimi, nevojitet mbështetja e fortë e qeverisë, për t’i çuar përpara dhe vizioni i Gledit për t’i formësuar ato.

“Binomi bashki – qeveri duhet të na lidhë shumë mirë në zgjedhjet e 14 Majit. Prandaj edhe në këto zgjedhje, më 14 Maj, ne kemi mundësi që me votën për Gledin, të votojmë Gledin si kryetar bashkie, por votojmë dhe të gjithë ekipin e Partisë Socialiste me në krye Edi Ramën, sepse nuk jemi të shkëputur.  Ata tremben nga fjala ekip. Kur flas unë thonë pse përmend fjalën ekip, pse se merr si garë individi. Aty nuk po zihen dy lojtarë në ring, kush këndon më mirë apo kush reciton më mirë. Jo! Konkurrojnë ekipi politik, filozofia, e kaluara jote dhe e ardhmja që ti premton. Gledi e ka treguar me punët e tij. Premtimi i Gledit nuk është vetëm premtimi i Gledit, është premtimi i të gjithë këtij ekipi politik”, deklaroi ai.

Kryetari i Bashkisë, Llatja përmendi disa nga investimet e kryera në Shushicë, ndërsa shtoi se ura mbi Shkumbin që lidh Byshekun me automotoparkun do të japë një impakt të menjëhershëm duke atë në një lagje të qytetit.

“Rregulluam dhe sistemuam rrugët, hapëm rrugët e arave, i kushtuam një vëmendje të veçantë mbrojtjes nga lumi Shkumbin. Filluam fillimisht me rrugën e varrezave dhe ate një pjesë së lagjes së vjetër të Shushicës së vjetër, vazhduam me rrugën e rezervave, pastaj me rrugën e pazarit dhe do vazhdojmë normalisht sepse ne nuk i kemi mbaruar punët. Shushica është një nga ato fshatrat që ka një perspektivë shumë të madhe. Ne po bëjmë bypassin e Elbasanit, ne jemi në fazën e detajuar të projektimit të tij, me ndihmën e qeverisë.  Me urën e Byshekut, Shushica do të bëhet një lagje e Elbasanit. Një gjë e kemi të sigurt, perspektiva ekonomike është kyçi i zhvillimit të qytetit, i zhvillimit të fshatit, i zhvillimit të Elbasanit”, theksoi Llatja.


Lajmi kryesor:

Zgjedhjet e 14 majit/ Kandidatët për kryebashkiakë vijojnë fushatën dhe premtimet! Sako: Të vijojmë punët! Goro: Do realizojmë projektet që kemi në letra


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Pesë pyetje për 2025-ën

Pesë pyetje për 2025-ën