Gjiknuri: Është reduktuar nevoja për
garanci financiare për sektorin energjitik

Gjiknuri: Është reduktuar nevoja për<br />garanci financiare për sektorin energjitik
Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, priti sot në takim një delegacion nga Departamenti Amerikan i Shtetit, kryesuar nga Alina L.Romanoëski, koordinatore e ndihmës amerikane për Europën dhe Euroazinë dhe Christine Tefft, shefja e programit për Europën në të njëjtin departament. Në bisedime ishte i pranishëm edhe drejtori i Programit USAID-it në Shqipëri.

Ministri Gjiknuri informoi delegacionin amerikan për reformat e ndërmarra në sektorin energjitik në Shqipëri duke nisur nga zgjidhja e konfliktit mbi statusin ligjor të kompanisë së shpërndarjes deri tek përmirësimi i likuiditetit në sektor duke rikthyer ligjshmërinë në konsumin e energjisë elektrike.

Për herë të parë, tha ministri Gjiknuri, është arritur të reduktohet ndjeshëm nevoja për garanci financiare nga qeveria për sektorin energjitik.

Duke ju referuar reformave ligjore, Gjiknuri u ndal tek ligji i ri për Sektorin e Energjisë Elektrike në përputhje me Direktivat e Bashkimit Evropian, ndryshimi i politikave tarifore. Masat e marra, tha Gjiknuri, kanë bërë të mundur që të rritet likuiditeti në sektor, të kryhen pagesat e prapambetura për prodhuesit privatë të energjisë dhe të fillojë një fazë investimesh aq shumë të nevojshme.

"Me shumë rëndësi është fakti se vihet re rikthimi i besimit të institucioneve financiare në sektor, ku përveç Bankës Botërore janë të interesuara tanimë edhe Bankat e Nivelit të Dytë", theksoi ministri.

Gjiknuri tha se po punohet intensivisht edhe në sektorin e gazit me synim diversifikimin e burimeve të energjisë. Në këtë linjë, ai u ndal tek projekti i gazsjellësit TAP si një projekt me rëndësi strategjike për Shqipërinë dhe Rajonin. Ministri tha se Shqipëria po angazhohet për kryerjen e Master Planit të Gazit dhe më tej gazifikimin e vendit.
Nga zyrtarët amerikanë u theksua progresi i bërë në kuadër të reformave, si dhe nevoja e rritjes së sigurisë energjitike në Shqipëri dhe rajon. Nga ana e tyre, u nënvizua nevoja e nxitjes së energjive të rinovueshme, veçanërisht atyre diellore.

Gjiknuri vlerësoi rolin aktiv të USAID-it në sektorin energjitik përmes projekteve pilot, kryesisht në sektorin e Shpërndarjes. "Ka nevojë për rritje të prezencës së investimeve dhe asistencës amerikane në Shqipëri, për rritjen e kapaciteteve njerëzore dhe ekspertizës, duke konsoliduar eksperiencat e kaluara pozitive", u shpreh Gjiknuri.

Redaksia Online
(a/h/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Censi 2023, popullsia u tkurr me 419 mijë në 12 vite, cili është shkaku?



×

Lajmi i fundit

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer

Skandali te Onkologjiku, mjekja Dollenberg: Shokuese, bluzat e bardha s’mund të bëjnë pazar me pacientët me kancer