Gjiknuri firmos anulimin e 20 lejeve
minerare, rezultuan me mbivendosje

Gjiknuri firmos anulimin e 20 lejeve<br />minerare, rezultuan me mbivendosje
TIRANE - Ministria e Energjitikës dhe Industrisë ka anuluar 20 leje minerare pasi nga verifikimet e bëra është vënë re se ka mbivendosje të lejeve. Vendimi është marrë nga Ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri i cili ka firmosur vendimin për revokimin e 20 lejeve minerare.

Sipas Ministrisë së Energjitikës, nga verifikimet e kryera në periudhën Janar-Shkurt u evidentuan të gjitha lejet minerare të cilat kanë rezultuar me mbivendosje. Nga procesi i verifikimit të të dhënave nga viti 2005 deri në tremujorin e tretë të vitit 2013 është konstatuar se këto mbivendosje janë kryesisht në vendburimin e kromit në Bulqizë, vendburimet e kromit në Theken, Baterr dhe Krastë. Për të gjitha lejet janë evidentuar mbivendosjet në planin vertikal dhe në atë horizontal.

Dhe siç thekson Ministria në bazë të ligjit të ri për minierat të miratuar fundvitin e kaluar, theksohet se një leje minerare revokohet kur konstatohet se zona e licencuar ka mbivendosje të plotë ose të pjesshme, me një leje minerare që është dhënë më parë konform legjislacionit në fuqi në atë periudhë kohore.

Në këtë rast, leja minerare, e cila është dhënë në një periudhë kohore të mëvonshme është e pavlefshme për zonën e mbivendosur dhe ministri e revokon atë vetëm për zonën e mbivendosur. Dhe në këtë drejtim, Ministri Gjiknuri ka firmosur revokimin e plotë ose të pjesshëm për arsye të mbivendosjeve për 20 leje minerare.

Ndërkaq, në kuadër të procesit të verifikimit dhe monitorimit të lejeve ekzistuese, Ministri Gjiknuri ka firmosur edhe fillimin e procedurave të revokimit për shkak të mosrespektimit të detyrimeve ligjore për 47 leje të tjera minerare në fushën e kërkim-zbulimit dhe shfrytëzimit.

Në këto leje është konstatuar mos pagesë e garancive financiare të rehabilitimit të mjedisit dhe investimit apo përfundimi i kohës së shfrytëzimit.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios: “Një mike e mirë dhe promotore e inovacionit” 

Veliaj në Japoni, pritet nga kryetarja e Bashkisë së Tokios: “Një mike e mirë dhe promotore e inovacionit”