Gjiknuri: Gjërat që marrim përsipër,
i zgjidhim

Gjiknuri: Gjërat që marrim përsipër,<br />i zgjidhim
 
Drejtuesi Politik i Qarkut të Vlorës,Damian Gjiknuri i shoqëruar edhe nga Kryebashkiaku DrItan Leli si dhe nga kreu i socialistëve të Vlorës Anduel Tahiraj, prezantoi në zonën e Pyjores në rajonin nr. 4 kandidaten Vilma Bello.

Gjatë diskutimit me banorët Gjiknuri tha se tani në sajë të përpjekjeve të Partisë Socialiste dhe Bashkisë së Vlorës u bë e mundur të zhbllokohet ngërçi me problemin e legalizimeve në këtë zonë.
 
“Vilma nuk është vetëm, jemi një ekip. Gjërat që i marrin përsipër do ti çojmë përpara. Edhe gjatë kësaj kohe, momenti që erdha këtu në Vlorë dhe pata mundësi që 7-8 muajt e fundit të merrem me Qarkun e Vlorës u vura në dijeni për një problem të madh e të trashëguar edhe për lagjen tuaj. Sëbashku me Vilmën dhe Dritanin, duke bërë edhe trysninë e nevojshme politike arritëm ta zgjidhnim. Bëhet fjalë për legalizimet që kanë qenë të bllokuara për shkak të vendimmarrjeve politike në Këshillin Bashkiak. Ky proces u nis dhe do të përfundojë e rrini të qetë për këtë. Do të marrë kohën e saj, dosjet po bëhen, matjet gjithashtu dhe gjithçka do të përfundojë në kohën e duhur”
, tha gjatë takimit Gjiknuri.

Gjithashtu kryebashkiaku Leli u ndal edhe tek investimi që po kryhet në Rrugën e Plazhit të Vjetër.

"Ajo që kërkuat dy vite më parë është rruga e plazhit të vjetër, e cila për shumë nga qytetarët e kësaj zone, për shumë nga qytetarët e Vlorës ishte një nga ato mollët e ndaluara. Sot është duke u bërë realitet, mbase jo me ritmin që do të donit të ndodhte apo do të doja dhe unë që të përfundonte në nisje të sezonit turistik. Megjithatë, dua tu them se ajo rrugë që është duke u ndërtuar aty është falë mbështetjes së jashtëzakonshme. Mbështetje për Vlorën e dhënë nga një njeri i vetëm që është Edi Rama”, nënvizoi Leli.
 
Ndërsa kandidatja Vilma Bello shprehu bindjen në suksesin elektoral në 25 Qershor dhe ftoi banorët të zgjidhnin numrin 2.

“Në datën 25, për numrin 2 e për Partinë Socialiste. Të gjithë do ti jepni besimin asaj force progresiste dhe të vetmes parti që do të përpiqet maksimalisht për të zgjidhur çdo lloj problem dhe shqetësimi tuajin”, shtoi Bello.



Redaksia online
D.M/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024

Media italiane ‘Tag24’: Cilat vende të vizitoni në Shqipëri për pushimet verore 2024