Gjiknuri:Humbjet ulje me 15%
nis pagesa ndaj HEC-eve private

Gjiknuri:Humbjet ulje me 15%<br />nis pagesa ndaj HEC-eve private
TIRANE - Ministri i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri, deklaroi sot në Kuvend se niveli i humbjeve të energjisë për muajin nëntor arriti në 32%, nga 47% që ishte në nëntor të vitit 2014.
 
“Të dhënat e fundit tregojnë që të gjitha masat e reja po japin rezultat. Njerëzit po paguajnë energjinë. Njerëzit janë të ndërgjegjësuar. Niveli i humbjeve po vijnë duke u ulur, nga 47% në muajin nëntor 2013  në 32% në nëntor të këtij viti.”-tha Gjiknuri.
 
Gjithashtu, Gjiknuri njoftoi se Koorporata Elektroenergjitike Shqiptare ka filluar likujdimin e një pjese të pagesave të prapambetura të HEC-eve private. 
 
Ministri duke u ndalur tek reforma e re në sektorin energjisë elektrike, tha se në vitin 2015 liberalizimi i tregut të energjisë do të përfshijë dhe linjat 35 Kv për klientët e ndryshëm.
 
Ai bëri të ditur se në 10-ditë e fundit në sportelet e OSHEE-së qytetarët kanë lidhur 7.100 kontrata të reja për pagesat me këste dhe pagim direkt, duke mënjanuar pagesën e debisë. 
 
Deklarata e Ministrit Gjiknuri u bë gjatë prezantimit të marrëveshjes me IBRD për financimin e projektit për rimëkëmbjen e sektorit të energjisë elektrike, projektligj i cili u miratua me 72 vota nga 73 deputetë të pranishëm.
 
Gjatë fjalës së tij, ministri Gjiknuri duke u ndalur tek reforma e re në sektorin energjisë elektrike, tha se në vitin 2015 liberalizimi i tregut të energjisë do të përfshijë dhe linjat 35 Kv për klientët e ndryshëm.
 
“Çdo investim i ri në energji shkarkohet te konsumatori. Po marrim në referencë çmimin rajonal të energjisë. Nuk ka më fatura fshehta. Investimet nuk mund të bëhen të qëndrueshme nëse nuk bazohen te rregullat”- tha Gjiknuri.
  
Më tej Ministri Gjiknuri është ndalur edhe te marrëveshja me CEZ, e cila sipas tij ishte e vetmja mënyrë për ët dalë në tregun e kapitaleve.  
 
“Marrëveshja me CEZ e vetmja mënyrë për të dalë në tregun e kapitaleve. Po të mos mbyllej ky konflikt nuk do të investonte kush. Do detyroheshim të rrisnim çmimet në mënyrë drastike.”- tha Gjiknuri.

Braçe: Berisha favorizoi 5 kompani në mbledhjen e borxheve të këqija 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës

Presidenti Zelensky publikon foto nga takimi 'kokë më kokë' me Ramën: Folëm për rikonstruksionin e Ukrainës