Gjiknuri: Interkonjeksioni me
Kosovën, gati në pranverën 2016

Gjiknuri: Interkonjeksioni me<br />Kosovën, gati në pranverën 2016
LEZHE - Ministri i Energjisë dhe Industrisë Z.Damian Gjiknuri dhe Drejtori i Operatorit të Sistemit të Transmetimit Engjell Zeqo inspektuan sot në Qarkun e Lezhës punimet në kuadër të projektit të Linjës së Transmetimit 400 kV Shqipëri-Kosovë. Ministri Gjiknuri deklaroi se ky investim mund të cilësohet ndër më strategjikët për vendin duke shtuar se ai do te jete gati pranverën e vitit 2016 me një investim qe kap shifrën e 28 milion eurove 

Kjo linjë rrit sigurinë e furnizimit dhe përbën një nga investimet më strategjike të vendit. Mbi të gjitha për faktin se tanimë Shqipëria dhe Kosova bëhen si rrjet i përbashkët energjetik. Është një investim serioz, i siguruar me fondet e bankës gjermane kfW dhe kuptohet me garanci të qeverisë shqiptare. Po flasim për një investim mbi 28 milion eurosh dhe mendojmë se deri në pranverën e vitit 2016 kjo linjë të jetë plotësisht funksionale. Për konsumatorin shqiptar kjo do të thotë më shumë mundësi furnizimi për gjithë operatorët e sistemit energjetik, më shumë mundësi tregtimi edhe për tregtarët e energjisë elektrike. Garantohet një furnizim sa më i rregullt me energji dhe siç e kemi thënë jemi në fazën më intensive të investimeve në sektorin energjetik”, u shpreh Gjiknuri.

gjiknuri lezhe

Ndërsa Administratori i përgjithshëm i OST-së Engjell Zeqaj, shprehet se kjo linje e interkenjeksionit do të garantojë furnizim të qëndrueshëm edhe në stinë të thata.

“Duke patur parasysh se edhe qeveria e Kosovës ka në plan ndërtimin e disa TEC-eve të reja, pasi linjiti e favorizon këtë fakt atje, do të thotë se kemi mundësinë e ndërthurjes së shfrytëzimit të burimeve ujore në Shqipëri dhe linjitit atje. Kjo do rrisë sigurinë e viteve të thata apo dhe marrjen e energjisë me një çmim më të lirë. Të gjitha investimet synojnë drejt reduktimit të çmimit, zvogëlimit të humbjeve dhe kostove të transmetimit të energjisë”, tha Zeqaj.

Gjiknuri premtoi se vitet e ardhshme do ti kushtohen vëmendje investimeve për eficencë në energjetikë ndërsa deklaroi se rimëkëmbja e sistemit do të jetë gati në 2018. 

“Qeveria shqiptare planifikon që në vitet e ardhshme të kemi vite të investimeve por edhe të eficencës së sektorit energjetik duke rimëkëmbur atë nga ana financiare dhe duke e shëndoshur. Synimet tona janë të qarta, sektori nuk duhet të jetë më barrë për buxhetin e shtetit. Kemi një plan konkret që deri në vitin 2018 sistemi energjetik të ecë me këmbët e veta”, tha Gjiknuri.

Projekti “Linja e Transmetimit 400 kV Shqipëri-Kosovë”, bëhet i mundur nga Marrëveshja e Huasë me bankes gjermane KfW. Vlera totale e kontratës së zbatimit, për pjesën e Shqipërisë është 28,938,189.89 euro. Kontrata është bërë efektive në datë 16 Prill 2014 dhe afati i parashikuar për përfundimin e implementimit është 16 Prill 2016.
 
Te dhëna teknike për projektin
 

Projekti “Linja e Transmetimit 400 kV Shqipëri-Kosovë”, bëhet i mundur nga Marrëveshja e Huasë së këtij projekti, ratifikuar me Ligjin Nr.10 248, datë 11.3.2010, ndërmjet: Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga Ministria e Financave; Operatorit të Sistemit të Transmetimit, Sh.a., si Agjencia e Zbatimit të Projektit dhe bankes gjermane KfË Frankfurt am Main për financimin e projektit.
 
Vlera totale e kontratës së zbatimit, për pjesën e Shqipërisë është 28,938,189.89 euro. Kontrata është bërë efektive në datë 16 Prill 2014 dhe afati i parashikuar për përfundimin e implementimit është 16 Prill 2016. Implementimi i projektit “Linja e Trasmetimit 400 kV Shqipëri - Kosovë” do të realizohet nga kompania Energoinvest, për një perjudhë kohore 24 muaj nga data që kjo kontratë është bërë efektive.
 
Gjatësia e përgjithshme e trasesë se linjes është 241.1 km, nga te cilat: Pjesa e cila shtrihet në territorin e Kosovës me gjatësi rreth 90 km. Pjesa e cila shtrihet në territorin e Shqipërisë me gjatësi prej 151.1 km
 
Pjesët përbërëse të projektit në territorin e Shqipërisë :
 
Segmenti i parë :
Instalimi i qarkut të dytë në shtyllat me dy qarqe te linjes ekzistuese 400 kV Tiranë-Podgoricë nga N/st. Tirana 2 deri pranë HEC Vau i Dejës, me një gjatësi prej 80 km.
 
Segmenti i dytë :
Ndërtimi i Linjës së re me një qark Vau i Dejës-Morinë, me nje gjatësi prej 71.1 km.
 
Shtyllat.
Shtyllat do te jene metalike te zinguara. Shtylla baze do te kete lartesine 32.5 metra. Dhe ne funksion te terrenit lartesia e tyre varion nga 29.5 metra ne 50.5 metra.
 
Perciellesi dhe trosi
Linja 400 kV do te kete dy percielles per faze me distanciator 40 cm ndermjet tyre. Perciellesi do te jete i tipit ACSR 490/65 mm2, dmth alumin 490 mm2 dhe zemra e tij prej celiku 65 mm2 per rritjen e qendrueshmerise mekanike. Limiti termik i rrymes se linjes 400 kV eshte 1920 Amper.
Perciellesi i mbrojtjes nga goditjet atmosferike do te jete i paisur ne brendesi me fibra optike (OPGW), per qellime te telekomunikacionit dhe shkembimit te te dhenave. Do te perdoren dy OPGW te instaluar ne dy skajet me te larta te shtylles, secili me kapacitet 96 fibra optike.    
 
Ka filluar puna per plotesimin e qarkut te dyte ne shtyllat per dy qarqe qe i perkasin respektivisht  linjes 400 kV Tirane – Podgorice dhe linjes 400 kV Tirane – Kosovab. Puna ka filluar nga Vau i Dejes dhe jane shtrire rreth 10 km linje.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?



×

Lajmi i fundit

Prindërit e Hashim Thaçit në Hagë për ta vizituar djalin e tyre në paraburgim

Prindërit e Hashim Thaçit në Hagë për ta vizituar djalin e tyre në paraburgim