Gjiknuri me zyrtarin amerikan: Vijoni dialogun, përfundoni reformën zgjedhore

Gjiknuri me zyrtarin amerikan: Vijoni dialogun, përfundoni reformën zgjedhore

SHBA investon në reformën zgjedhore dhe kërkon që kjo të përfundojë sa më shpejt duke nxitur dialogun gjithëpërfshirës që u arrit në tryezën politike për diskutimin e saj. Ky fakt u përforcuar edhe më shumë gjatë takimit të bashkëkryetarit të tryezës për reformën zgjedhore Damian Gjiknuri me zëvendësdrejtorin në zyrën për Evropën qendrore dhe jugore në DASH, Michael Margolies Konstantino.

Gjiknuri ka njohur zyrtarin amerikan 'me punën që po bëhet në kuadër të procesit të reformës zgjedhore dhe bashkëpunimin e vendosur me të gjithë aktorët e përfshirë në proces'.

'Zyrtari amerikan mbështeti dhe nxiti vazhdimin e dialogut dhe përfundimin sa më parë të reformës zgjedhore' citohet në postimin e Gjiknurit në Facebook.

Reforma Zgjedhore më në fund mori dakordësinë e të gjitha palëve politike, të cilat janë angazhuar ta përfundojnë atë brenda 15 marsit.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha

Riatdhesimi i shqiptarëve nga Siria, Hasani: Puna vijon, kemi plane konkrete me ministrin Hoxha